Elseid Hysaj mund të luajë në “Premier League” në një nga klubet më të forta në këtë kampionat. Portali “Shoot.co.uk” shkuran se për mbrojtësin e kombëtares shqiptare interesohet skuadra e Manchester United. Sipas këtij portali mbrojtësi I krahut të djathtë pëlqehet shumë nga tekniku Jose Mourinho I cili kërkon ta afrohë Hysajn në “Old Trafford”. “Hysaj është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në futbollin Italian. Ai është vetëm 22 vjeç dhe po luan sezonin e tretë në Serie A. Numëron 43 ndeshje zyrtare me Napolin në të gjitha kompeticionet. Hysaj është një lojtar shumë i shpejtë dhe mund të luajë shumë mirë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Ai mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë të botës gjatë viteve të ardhshme”, shktuan portali britanik “Shoot.co.uk”. Klauzola e largimit të Hysajt nga Napoli është 50 milionë Euro
E pazakontë! Një helikopter zbarkon mbi Big Brother Vip, ja për cilin banor është
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit...
Diskutime rreth kësaj post