Ish ministrja shqiptare Majlinda Bregu ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal perballe ish kryeministrit dhe ministrit te jashtem malazez, Igor Luksiç.
Në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë, Bregu ka marrë shumicën e votave dhe zyrtarizimi pritet të bëhet nesër.
Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan “Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!”.
STATUSI
Fituam
Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!
Çfarë është Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal?
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, si një pasues i Aktit të Stabilitetit, është krahu operacional i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug Lindore (SEECP), që funksionon si një pikë kyçe në udhëzimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Jug Lindore.
Diskutime rreth kësaj post