E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Aktualitet / Lushnje, 20 anëtarët mbeten pa shtëpi

Lushnje, 20 anëtarët mbeten pa shtëpi

Familja që humbi gjithçka; Lushnje, 20 anëtarët mbeten pa shtëpi

Në banesën e familjes Jançari, në Çermë të Lushnjës, jetonin 20 persona. 17 prej tyre u bllokuan nga ujërat në katin e dytë, që nga pleqtë deri te fëmija më i vogël, vetëm disamuajsh.

Dalja e lumit Shkumbin nga shtrati përmbyti gjithë zonën, por në këtë banesë të ngritur në një gropë dëmet ishin shumë të mëdha. Një nga burrat e shtëpisë doli dje gjatë natës nga banesa të kërkonte ndihmë sepse vërshuan ujërat, por kur u kthye 17 anëtarët e tjerë të familjes së tij ishin në mes të ujit.

“Kishin hipur në katë të dytë sipër. Kati i parë ishte mbytur komplet. Nuk kemi më gjë, bagëtinë e ka rrëmbyer Shkumbini”, thotë kryefamiljari. Gjatë natës, gratë e fëmijët u larguan dhe u strehuan tek të afërmit, ndërsa 4 vëllezërit qëndruan gjithë natës atje, aq sa mund të lejonin ujërat. Shtëpinë ata e ndërtuan bashkarisht në vitin 2005, në një copë tokë të falur nga të afërmit, pasi u larguan nga fshati Kaziaj në Peqin, por 10 vjet punë i humbën për disa orë nën ujë. “Kjo është jeta jonë, s’ka tjetër. Po na dha njeri ndihmë, mirë. Po s’na dha… Ça do bëjmë? S’dimë ç’të bëjmë”, thotë Flamur Jançari. “Qe punë momenti, në 5 minuta shkoi uji 2 metra. S’patëm mundësi të shpëtonim gjë. Uji shkatërroi gjithçka kishte shtëpia”, tregon vëllai tjetër Lulzim Jançari. Një ditë më pas, ujërat janë tërhequr disi, por banesa është ende e paarritshme. Në ndihmë të kësaj familjeje që mbeten pa shtëpi kanë ardhur vetëm të afërmit. Të mbetur mes katër rrugëve, ata kërkojnë ndihmë. “Sa të ketë mundësi shteti të na ndihmojë. Unë s’kam më asgjë, s’më ka mbetur asgjë”, thotë i përlotur Flamur Jançari. Ajo që iu mbetet tani është të presin largimin e ujit për të marrë sendet personale dhe veshjet.

/ Top Channel

Mos humbisni

makina

“Fast & Furious” në Tiranë, policia në ndjekje të një makine “rebele”

Kapet pas ndjekjes nga policia një makinë “AlfaRomeo” tek zona e Siri Kodrës, afër magazinave, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.