Kreu / Opinion / Lulzim, me kë ishte duke folur Artan Santo para se të vritej?

Lulzim, me kë ishte duke folur Artan Santo para se të vritej?

Lulzim Basha ka këmbëngulur në Kuvend, se bankat në Shqipëri, janë duke pastruar paratë e krimit.

Ai tha se bankierë shqiptarë, janë vrarë në mes të qytetit nga mafia.

Faza e dytë e projektit të tij është përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë publike dhe private duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin, legalizimi në ekonomi dhe politikë.

I futi kancerin e trafikut të drogës dhe tani projekti është legalizimi i parave të drogës.

Ndaj sot ka banka, pronarët e të cilëve fshihen në parajsa fiskale, sikurse ka koncesione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, kontrata që mbahen sekret ndaj publikut. 

Sot, dje, pardje, ai u bënte thirrje bankave të bëhen pjesë e marrëzisë kriminale, edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit.

Ashtu si bëri me kriminelët në politikë, si bëri me kanabisin, duke përqeshur, zgërdhirë e tallur ata që e denoncuan.

Nëse në vend të denoncimit do të zgjedhim të qeshim si kërkon ky, kjo do të sjellë shkatërrim sot”, tha Basha.

Pronar banke deri më sot, vetëm Artan Santo është vrarë.

Dhe ai, pak para se të vritej, ka qenë duke folur në telefon për minuta të tëra, me një deputete që Lulzim Basha tani e ka krahun e djathtë.

Ajo nuk u mor asnjëherë në pyetje, për të folur se për çfarë ishte duke folur me të, pak para se ta vrisnin.

Basha mund ta pyesë atë, se mund ta dijë se cila mafie e vrau.

(TemA)

Mos humbisni

Gara me Gramoz Ruçin

Shqiptarët kanë sot më pak të drejta se në komunizëm

Nga Koço Kokëdhima Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.