Ndërkohë që Sali Berisha kërkon reagim të menjëhershëm, Lulzim Basha duket se e ka marrë shtruar aksionin e radhës së Partisë Demokratike.
Ai bëri të ditur se PD dhe LSI do të protestojnë për zgjedhjen e kryeprokurores së re, në janar.
Pra, pasi të ketë festuar Krishtlindjen dhe “Vitin e Ri”.
“Do të nisim një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore”, tha Basha.
Këtë vendim Basha e mori pas takimit me Monika Kryemadhin.
Po a pret dot Sali Berisha deri në janar?
Diskutime rreth kësaj post