E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Botë / Lufta kundër terrorit: Evropa duhet të mësojë nga Izraeli
lufta kunder

Lufta kundër terrorit: Evropa duhet të mësojë nga Izraeli

lufta kunder terroritLufta kundër terrorit: Evropa duhet të mësojë nga Izraeli

Shpesh e kanë kritikuar Izraelin për shkak të masave të tij antiterroriste. Pas atentateve të Parisit, ekspertët izraelitë janë të bindur: Evropa duhet të mësojë nga Izraeli.

 

Jo vetëm që prej sulmeve me thikë të palestinezëve ndaj izraelitëve në dy muajt e shkuar, atmosfera në Izrael është e tendosur. Gjithçka dhe secili mund të kthehet shumë shpejt në person të dyshuar. Qoftë në hyrje për në supermarket, për në kinema ose për në muze, njerëzit duhet të hapin çantat, të lejojnë kontrollin e tyre nga punonjës i sigurisë, vështrohen me vëmendje qeset dhe çantat pa zot dhe sjelljet e dyshimta.

Siguri njëqindpërqind nuk ka as këtu. “Kur dikush më turret me thikë, atëherë unë s’kam ç’bëj,” e përshkruan një kalimtar në rrugën Jaffa të Jeruzalemit gjendjen. “Unë vërtet kam besim të plotë te autoritetet e sigurisë, por një gjë të tillë nuk mund ta pengosh.”

Zilja e zgjimit nuk u dëgjua?

Atentatet terroriste të Parisit i kanë prekur edhe izraelitët. Po ato shkaktojnë edhe debate, për mënyrën si reagojnë shtetet islamike me terrorin islamik. Ekspertë izraelitë të sigurisë kritikojnë që kanë dështuar shërbimet e fshehta në Evropë, para së gjithash ato në Francë. “Atentati ndaj Charlie Hebdosë në fakt duhet të kishte qenë zile alarmi për t’u zgjuar për shërbimin e fshehtë francez”, thotë Ronen Bergman, ekspert për shërbimet e fshehta dhe gazetar në gazetën e përditshme Yedioth Ahronoth. “Gjithë vitin kam dëgjuar përshkrime të errëta për ato që nuk ka bërë shërbimi i fshehtë francez që prej atentateve të janarit.” Dhe këtu ishte e qartë se atentatet e reja ishin vetëm një çështje kohe.

Nga niveli politik, kritikë e ashpër drejt Evropës vjen para së gjithash nga blloku i djathtë. BE nuk e ka kuptuar asnjëherë plotësisht problemin e Lindjes së Afërt, thuhet. Dhe kryeministri Benjamin Netanjahu e krahason valën aktuale të dhunës në Izrael me atentatet në Paris: “Është koha për botën që ta dënojë terrorizmin në Izrael në të njëjtën mënyrë si në Francë dhe tjetërkund në botë”, thuhet në një deklaratë.

Kërcënime të ndryshme për terrorizmin

Por edhe ekspertët janë të mendimit se krahasime nuk mund të bëhen kollaj. Shlomo Brom nga Instituti i Tel Avivit për Sigurinë (INSS). “Në Evropë kemi të bëjmë me atentate terroriste, të planifikuara dhe të organizuara nga celula, të cilat identifikohen me Shtetin Islamik ose me Al Kaida-n.” Kurse në Izrael të paktën për momentin kemi të bëjmë me akte, të cilat kanë të bëjnë me iniciativën e dorasve të veçantë të zhgënjyer.

Avi Primor, ish-ambasador i Izraelit në Gjermani thotë: “Situata nuk është e njëjta, evropianët nuk janë pushtues. Por luftimi i terrorit – cilido qoftë shkaku i terrorit – është edhe një gjë teknike. Dhe në luftimin e drejtpërdrejtë të terrorizmit sigurisht që ka gjëra që mund të mësohen nga Izraeli.”

Para së gjithash në fushën e sigurisë mund të bashkëpunohet më mirë. “Mund të shkëmbehen në mënyrë më të qëllimshme teknikat e ndryshme të shërbimeve të fshehta. P.sh. si mund të nxjerrësh më shumë informacione nga rrjetet sociale”, thotë eksperti Brom. Por për metodat që praktikohen për shembull në kontrollet e kufirit dhe në aeroporte mund të shkëmbehen përvoja./DW

Mos humbisni

shba

SHBA, padi kundër rinumërimit të votave në 3 shtete

Përfaqësues ligjorë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe mbështetësve të tij kanë ndërmarrë një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.