FBI më se një herë ka deklaruar se do të ketë një Vetting dhe një reformë në drejtësi pa kryeprokurorin aktual në largim Adriatik Llalla. Pra pa pasur Llallën nëpër këmbë dhe këtë FBI e ka treguar, duke e shmangur nga të gjitha takimet dhe hetimet. Njëherësh në mbështetje të këtij fakti kanë dalë dhe SHBA dhe BE dhe organizmat përkatës të drejtësisë të tyre që kanë deklaruar e zeza mbi të bardhë që Adriatik Llalla duhet të largohet nga posi i Prokurorit të Përgjithshëm në datën e caktuar sipas Kushtetutës. Dhe po sipas Kushtetutës në vendin e tij duhej të ulet një Kryeprokuror i përkohshëm.
Për herë të parë organizma ndërkombëtarë, siç ishte rasti i OPDAT dhe EURALIUS të SHBA dhe BE kanë qënë të detyruar të bëjnë një interpretim direkt të Kushtetutës shqiptare për rastin e largimit të Adriatik Llallës. Një tërheqje veshi nga FBI dhe këto organizma dhe ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë për zvarritjen skandaloze të largimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Për të cilin kanë informacione se po bën “pirueta” dhe po kërkon akord me Metën, në kurriz të Vettingut dhe të reformës në drejtësi. Thjeshtë dhe vetëm për arësye personale dhe pushteti. FBI është shumë e vendosur në këtë drejtim, nuk do Llallën nëpër këmbë dhe për këtë është gati të ketë përplasje dhe me Ramën.
Nga ana tjetër ekspertët e FBI dhe ata të BE kanë intensifikuar përpjekjet për të ndjekur gjurmët e parave që dalin me valixhe jashtë vendit, shpenzohen apo janë mbi kapacitetin e të ardhurave të zyrtarëve të lartë, politikanëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ata kanë marrë të dhënat e sistemit TIMS për të piketuerit e tyre për t’ju verifikuar pasurinë dhe thuhet se janë thuajse gati rezultatet. Mësohet se në krye të listës është Adriatik Llalla Kryeprokurori aktual që ka lëvizur drejt Gjermanisë por dhe drejt vendeve të lindjes. Pa ndonjë takim zyrtar të motivuar. Por ka dhe ministra dhe ish ministra, si dhe zyrtarë, ish zyrtarë dhe kuptohet më shumë prokurorë dhe gjyqtarë.
“Sheikët” e pasuruar me paratë e shqiptarëve lëvizin shpesh, paratë e shqiptarëve janë./Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post