Kreu / Kosovë / Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet

Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave.

Kështu kanë thënë edhe kryeministri Mustafa, presidenti Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe sipas tyre liberalizimi i vizave është i pashmangshëm.

Madje lajme të mira kanë ardhur edhe nga Evropa. Zyrtarë nga Komisioni Evropian i kanë thënë “Zërit”, se tashmë presidenti Juncker e ka njoftuar kryeministrin Mustafa për një vendim pozitivë për Kosovën.

Madje ai vendim sipas mediave ndërkombëtare pritet që të bëhet të mërkurën.

““Një vendim mbi liberalizimin e vizave në Kosovë do të merret ku rekomandimet e nevojshme janë plotësuar”, ka thënë për Zërin, Mina Andreeva zyrtare per informim në Komisionin Evropian.

Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.

Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva për zëri.info.

Mos humbisni

Albin Kurti thyen heshtjen për përçarjen: Ja si është e vërteta

Nga Albin Kurti Viti 2017 ishte vit i fitoreve dhe sukseseve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kurrë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.