Kreu / Kuriozitete / Letra për babagjyshin që po bën xhiron e botës

Letra për babagjyshin që po bën xhiron e botës

“Birit tim skeptik per Santa Klausin, vetem 6 vjec, iu kerkua të shkruante një letër për Santan në shkollë. Kështu që ai e bëri …”

Keshtu shkruan ne postimin e saj ne Twitter nëna e djalit, Sarah McCammon, e cila ka njerre letren e te birit qe po ben xhiron e rrjetit.

Vogëlushi pretendon se ishte detyruar nga mësuesja ta shkruante letrën, i thotë Santa Klausit se e dinte që listat me emrat e fëmijëve që silleshin mirë apo keq ishin bosh, ashtu si jeta e tij.

“Ti nuk di asgjë për telashet që kam kaluar në jetë”, shkruan ndër të tjera vogëlushi në letrën e tij skeptike.

6-vjeçari refuzon ta identifikojë veten, duke shkruar se nuk do ta tregonte emrin tij.

Nëna e djalit, Sarah McCammon e postoi atë në “Twitter” dhe, brenda disa orëve, letra u shndërrua në një prej postimeve më popullore në rrjetin social.

Shumë përdorues të “Twitter”-it u habitën nga zgjuarsia e djalit, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për telashet e përmendura prej tij.

Megjithatë, nëna e vogëlushit, gazetare në një radio publike, sqaroi se ai i referohej “problemeve” me vëllain e tij të madh, që shpesh e mund në videolojëra.

Mos humbisni

10 vendet më misterioze në botë, ndër to edhe një qytet shqiptar

Janë disa vende në botë që na lejojnë të lidhemi me hyjnoren. Këta janë vende …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.