E mërkurë , 7 Dhjetor 2016
Kreu / Opinion / Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele
filip cakuli sali berisha

Letra e Filip Çakulit për Berishën: Djali yt vrau 26 vetë, i imi një dele

Letra e Filip Çakulit për Berishën

Nga Filip Çakuli

I dashur Doktor!

E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit të djalit tim tek Lojërat e Fatit. Janë ca vese që vdesin me shpirtin dhe ti nuk mund ta lije të të ikte ky rast, ndaj të falenderoj shumë.

Unë u përpoqa nën mësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çajë në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.

Pastaj kur mbaroi studimet jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëri i thashë të rregullon babi në punë si sekser, se e njoh kryeministrin, por s’më dëgjoi. I thashë mos t’i përkushtohej punës dhe zanatit që kishte mësuar, se siç e dimë unë e ti, s’ka parë njeri hair nga zanti, as unë dhe as ti i mjekësisë. Të dy politika na ka mbajt gjallë, por s’më dëgjonte. I thashë puno si sekser, kap ndonjë biznesmen që do tendera, toka në bregdet, tek Gjiri i Lazit, në Vlorë, shiko vëri ndonjë gjobë këtyre që kanë marrë konçesione hidrocentralesh dhe rafinerish nafte, p.sh në Cërrik, por ai donte punën e vet.

Pastaj erdhi puna që do martohej me një vajzë që donte, dhe e kundërshtova. I thashë shiko ndonjë që ka studio ligjore se e lidh unë me kryeministrin dhe u marrim përqindje për çdo firmë që hedh kryeministri, por nuk më dëgjoi, shkoi u martua me atë që i ishte fiksuar.

Kaloi kështu mbi 10 vite punë të përditshme profesionale, dhe ishte aq i njohur në fushën e tij të IT, sa ti e emërove drejtor të IT për 6 vite, edhe pse mua më kishe ngrirë si bashkëpuntor.

Tani duan t’i ngarkojnë një punë të bezdisshme të formalizojë lojërat e fatit, duke i futur në rrjet për shkak të zanatit që ka. I thashë mos e prano këtë punë. Ka lezet siç kanë qenë kur i kishte në dorë djali jot, ku gjysma ishin pa licencë dhe bëje para sa të doje. Nuk më dëgjoi dhe vazhdoi përsëri.

Tani të besoj se kur rriten fëmija prishet shtëpia. Mua s’më ka dëgjuar asnjëherë sa herë kam dashur t’i them të lërë punën dhe zanatin e tij dhe të bëhet sekser, ashtu si ty s’të ka dëgjuar kurrë, sa herë i thoshje mos u merr me demontim se do vrasësh njerëz, mos u merr me shitje tokash se do na telendisësh, mos u merr me gjoba për koncesione rafinerish se do detyrohesh t’u kthesh lekët, e sa, e sa raste të tjera. Por fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke çu bën.

Ç’të të them tjetër i dashur Doktor. Atë që të bën fëmija s’ta bën Perëndia. Nuk di a të kujtohet kur para tre vjetësh hape me gërma të mëdha RD, se djali im kishte shtypur tre dele me makinë, nga të cilat, dy shpëtuan dhe një humbi jetën. Të kujtohet me siguri. Djali e kujton dhe sot dridhet nga makthi. Unë i them, “të keqen babi mos u mërzit”, është aksident teknolgjik, gjëra që ndodhin, djali i Doktorit vrau 26 vet dhe plagosi 200 të tjerë e si thotë njeri gjë, vetëm i qajnë hallin”. Po ai akoma dridhet nga frika dhe i del ajo delja në gjumë. Djali jot e bën gjumin top, dhe s’ka faj, se s’ka shtyp asnjë dele.

Që ta mbyllim këtë muhabetin e djemve, duhet thënë se kemi dhe ne pak faj. Mua në kohë të lirë gjithë jetën djali më ka parë duke luajtur shah, duke lexuar ndonjë libër, ose duke ikur në ndonjë hotel me kazino, dhe ja ku përfundoi, inxhinier IT për lojra fati. Yt bir të ka parë gjithmonë duke folur, kë të vrasësh, kë të zhdukësh, kë të qërosh dhe përfundoi zbërthyes fishekësh e bombash. Kemi dhe ne fajet tona.

Mos humbisni

sajmir-blloku

Brexit, Renxit…shqiptar mos rri po duku!

Nga Saimir Blloku Për ne shqiptarët ngjarjet e fundit që po ndodhin në Evropë janë …

5 komente

  1. I dashur Filip Cakulli,,sec me ngjiti ne zemer kjo leter qe i ke derguar Doktorrit..fjale te mencura te paska Keshilluar Doktorri,,por ti ke shum te drejte kur thua se femijet nuk te degjojne..Ke par ti i dashur Filip qe keta femijet tane jan si majmuni bejne ate qe shohen vet dhe jo ate qe i thua ti.Si puna jote i thash dhe une tim biri qe te bente ndonje dor para me djalin e doktorrit ,por jo qe jo ai koke mushke nuk me degjoje,,,Une i shkreti nje cop polic kam qene djalin e doktorrit dhe te bijen e tije i nderoj gjithmon se ishin te dktorrit..Po ta merrte vesh ai se une nuk i nderoja ose i ndaloja ne emer te ligjit ai do me conte ne Gerdec dhe zhvishja geozojat e fishekve dhe do kisha ikur per Lesh..Kurse djali ime i ngjau gruas dhe u be guzhinjer ..Ka dhe ai ja dy diploma,,por i mban per relike..Femije te keqij kemi,,shikojne vetem pune e tyre..Sa mir Zeni i doktorrit gjesdis neper bote, u jep lule dashnoreve,,kurse kete cunat tane cojne ndonje lule tek ata ndjeret qe u coptuan ne gerdec qe ta shihinin te lumtur Zenin ..Une kafe pesdhjet lekshe e pi..Kurse doktori me supermbesen tek SHERATONI..Epo me hile i ka ndar zoti ca gjera..Me kenaqe me kete leter i dashur FILIP..Faleminderit shum qe mesova dhe polici ne pension me ca gjera qe doktorri i ka ber dhe i ben per te miren ton,,ke par ti qe ze faltoren e kuvendit dhe qan vetem hallet tona.RROFT E NA LENTE PRAPA.

  2. O Filip, po ne ç’faj kemi bërë që jemi “të dënuar” të dëgjojmë kakarisjet e një të marri prej 25 vjetësh?! Nuk paska ndonjë dënim më të lehtë per ne?!…

  3. fol..fol…sa te duash…po saliu do kakaris gjithmon….deri kur se dime…cka beri e bfar po ben e dime te gjithe…po pse si mbyllet goja se dime….prandaj kot lodhemi…duke shkrojtur..respekt z.filip

  4. Atij plakut si mbyllet goja se i ka dhe ca kakariska te tjere aty ne parlament qe e mbulojn, nga lart e poshte….

  5. sopiqoti

    Fatekeqesia e shqiptareve qe jane qeverisur per 8 vite nga nje kominist i thekur me nje nivel shume te ulet si politiken.Nje hakmares i terbuar, nje gojeshthures ndaj cilido qe nuk i shkon pas.Dekriminalizimi i kuvendit duhet te filloje me Sali Berishen per krimin e 97-tes,te Gerdecit,firmat piramidale,21 Janarit e tjer e te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.