Zinedine Zidane është detyruar të rimendojë planet e ofensivës pasi Karim Benzema ka pësuar një dëmtim në bel, i cili do ta lë jashtë fushe për dy deri në tre javë.
Megjithëse Los Blancos vetëm tani janë rikthyer në stërvitje pas pushimit të dimrit, kalendari do të jetë i ngjeshur duke filluar që nga janari dhe Benzema pritet të mungojë të paktën për dy ndeshjet e Copa del Rey ndaj Numancia, në La Liga ndaj Celta Vigo dhe mbase edhe ndeshjet me Villarreal dhe Deportivo La Coruna.
Pasi për të parën herë e hasi këtë dëmtim në fillim të ndeshjes ndaj Barcelona-s në El Clasico, sulmuesi nuk ka qenë pjesë e skuadrës në stërvitjen publike të shtunën.
Ai ka filluar riaftësimin i veçuar.
Disa kishin dyshime se Benzema iu shmang stërvitjes përpara tifozëve të Real Madrid për të shmangur fërshëllimat e mbështetësve, por nuk ishte kjo çështja.
Diskutime rreth kësaj post