E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Sport / Ky është Skëndërbeu europian

Ky është Skëndërbeu europian

Nga Fatjon Baze

Skenderbeu ka vijuar te mbaje lart flamurin shqiptare ne Kupat e Europes, duke u kualifikuar per ne fazen e “play off”, te kompeticionit te “Europa League” pasi eleminoi ne raundin e trete kualifikues skuadren çeke te Mladen Boleslav.

Nje kualifikim madheshtor dhe plotesisht i merituar per juglindoret te cilet zhvilluan 120 minuta spektakolare duke arritur qe te permbysin disavantazhin e pjeses se pare, dhe per te derguar ndeshjen ne kohen shtese ku me pas treguan profesionalizmin e tyre ne gjuajtjet e penalltitve duke triumfuar me rezultatin 4-2.

Ky Skenderbe tregoi qe edhe ne kete sezon eshte e vetmja skuader shqiptare qe eshte e denje per te konkuruar ne Kupat e Europes  – ndryshe nga tre ekipet e tjera Kukesi, Tirana, dhe Partizani qe kete sezon nuk arriten dot te kalonin asnje tur.

Ky eshte nje Skenderbeu i vertet europian, duke nisur qe nga menyra e organiazimit te klubit, ndeshjet mjaft te mira te zhvilluara dhe mbeshtetja e madhe e tifozave korçar si ne ndeshjet ne stadiumin e tyre ashtu edhe mbremjen e djeshme te cilet e kishin mbushur plot impiantin e “Elbasan Arenes”.

Eshte nje Skenderbeu europian dhe ne ndeshjet qe kane luajtur pasi kane arritur qe te zhvillojne ndeshje te verteta ne fushen e blerte – ndryshe nga ato qe UEFA na zbuloi nje vit me pare.

Kete vit jemi te gjithe deshmitare te ndeshjeve spektakolare te korçareve te cilet ne te gjitha takimet europiane kane luftuar ne çdo cep te fushes duke i merituar kualifikimet ne te treja turet.

Nuk eshte me ai ekipi qe ndeshkohej ne menyra amatoreske dhe qe i nxiu faqen futbollit shqiptar me ate raport qe UEFA nxorri ku kishte zhvilluar ndeshje te trukuara ne Europe.

Kete vit eshte ai Skenderbeu luftetar qe po arrin te meritoje gjithçka ne ate qe po zhvillon – duke dhene nje sinjal qe dine te fitojne dhe ndershmerisht.

Ky eshte gjithashtu dhe nje leksion per te gjithe presidentet e klubeve qe nese investojne me seriozitet ne klubet e tyre, do tu shperblehet siç po i ndodh Skenderbeut.

Nje leksion dhe per Ardjan Takajn qe mesoi se ne futboll fitohet dhe me djerse!

Mos humbisni

Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare

Nga Fatjon Baze Korriku është muaji vendimtar kur do të vendoset për pasardhësin e Gianni …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.