Kreu / Kuriozitete / Ky djalosh thotë se i sheh dhe flet me të vdekurit…

Ky djalosh thotë se i sheh dhe flet me të vdekurit…

Një djalosh i vogël ka aftësinë të flasë me të vdekurit, të komunikojë me stërgjyshërit e tij të cilët nuk i ka njohur asnjëherë, dëshmon e ëma.

Antonio, rreth 7 vjec, mundohet të gjejë paqe dhe njëkohësisht të bashkëjetojë me dhuntinë e tij.

Mamaja e tij Sandy tha në një emision se djali i saj ka aftësinë të shohë shpirtra, ashtu si vetë ajo. “Është një dhuratë nga Zoti. Por unë jam e shqetësuar”.

Ajo shtoi më pas: “Ai shikon më tepër gjyshërit e mi, të cilët i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin të përshkruajë cfarë ata po bëjnë, madje edhe personalitetet e tyre.

Është një mori ndjenjash të përzjera sepse nga njëra anë nuk dua që im bir të vihet në lojë nga shokët e tij apo nga të rriturit, sepse ata janë tepër paragjykues me të.”

Por Antonio nga ana e tij nuk duket shumë i shqetësuar nga dhuntia e tij. “Unë dua të bëhem një futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha fëmija.

Zonja Caputo, e ëma e djaloshit, e përshkruan veten e saj si një mama tipike nga Long Island, e cila pretendon se edhe vetë merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund të komunikojë me të vdekurit.

Burri i saj, Larry dhe dy fëmijët, kanë mësuar të jetojnë me dhuntinë e saj, por kjo duket që nuk është e lehtë, sidomos kur mesazhe nga të vdekurit spontanisht ndërpresin darkën, vizitën tek dentisti apo bërjen e pazarit.

Mos humbisni

Drejtori 30-vjeçar kërkon nuse, ja sa lekë jep për atë që ia gjen një vajzë

Një kërkesë e pazakontë është bërë nga një djalë i ri nga Kalifornia për të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.