E shtunë , 3 Dhjetor 2016
Kreu / Shëndet / Kurat natyrale kundër gripit, që mund t’i përgatisni në shtëpi
gruaja me temperature

Kurat natyrale kundër gripit, që mund t’i përgatisni në shtëpi

Kurat natyrale kundër gripit

kurat natyrale kundër gripitLani mirë duart

Nëse këtë vit ju zë gripi ose e ftohura, mund të “falenderoni” duart tuaja të pista. Shumë viruse përhapen në këtë mënyrë. Ju merrni baktere në gishta dhe më pas i kaloni ata në gojë dhe në sy. Zgjidhja është larja e shpeshtë dhe e mirë e duarve. Ky është çelësi për të shmangur gripin dhe të ftohurën.

Bëni vaksinën kundër gripit

Ju mund të mendoni se gripi është një problem fare i vogël, por kjo sëmundje mund t’ju lërë në shtrat për ditë me rradhë. Gripi është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët, gratë shtatzëna apo të moshuarit. Një vaksinë e vogël mund t’ju kursejë ju dhe familjes tuaj shumë vuajtje. Mendimi se vaksinat e gripit të bëjnë me grip është thjesht një mit.

Bëhuni gati për stinën e ftohtë

Para se të luftoni të ftohurën dhe bakteret e gripit, sigurohuni që të keni mjetet e duhura për këtë. Mbusheni sirtarin e barnave me çdo lloj ilaçi që mund të përdorni, si p.sh. qetësues të dhimbjeve apo dekongjesantë. Mos harroni facoletat, sapunin dhe higjienizuesin e duarve. Sigurohuni që termometri të punojë. Mbusheni trastën e ushqimeve me lëngje, çajëra bimorë dhe ushqime të thjeshta dhe qetësuese (si supë pule), që mund t’ju nevojiten kur të jeni të sëmurë.

Jini të vëmendshëm ndaj simptomave

Grip apo e ftohur? Nuk ka një mënyrë të sigurt për t’i ndarë simptomat nga njëra-tjetra. Edhe doktori juaj mund të mos jetë i sigurt. Zakonisht të ftohurat janë më të lehta. Ju mund të keni hundë që rrjedhin apo të bllokuara. Gripi është zakonisht më i ashpër dhe vjen menjëherë (mund t’ju “presë këmbët” për disa ditë). Temperatura, dhimbjet e trupit dhe tejlodhja janë më të zakonshme tek gripi.

Merrni medikamentet e duhura

Ka një larmi barnash për të zgjedhur nëpër farmaci. Tregohuni të zgjuar në zgjedhjen tuaj. Barnat e kombinuara, që përfshijnë disa medikamente në një kokërr, si dekongjesantët dhe supresuesit e kollës ose qetësuesit e dhimbjeve, janë një mënyrë e favorshme për të luftuar simptomat. Zgjidhni një ilaç që trajton simptomat tuaja specifike; mos trajtoni probleme që nuk i keni. Mos merrni më shumë se një ilaç me të njëjtin përbërës. Lexoni me kujdes etiketat dhe merrni vetëm ato që ju ndihmojnë.

Shmangni antibiotikët

E ftohura dhe gripi shkaktohen nga viruse, kështu  që antibiotikët nuk bëjnë punë. Ata funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale. Për më tepër, nëse merrni antibiotikë kur nuk është nevoja, rrezikoni të zhvilloni mikrobe që janë rezistent ndaj ilaçeve.

Nëse jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi

Mund të mos jetë e lehtë për të marrë një ditë leje por nëse jeni me grip apo të ftohur, duhet ta bëni. Nëse e forconi veten duke punuar kur jeni me grip apo të ftohur, trupi juaj do të vihet në vështirësi për të luftuar virusin. E ftohura do të zgjasë më shumë dhe mund ta përhapni tek të tjerët. Kështu që kur jeni sëmurë qëndroni në shtëpi, pushoni dhe merrni veten. Do të jetë më mirë për ju dhe të tjerët rreth jush.

Zgjidhni mjete dhe produkte njëpërdorimshme

Kur dikush në familjen tuaj është i sëmurë, ndërrojini produktet e banjës me produkte njëpërdorimshme deri sa personi në fjalë të bëhet më mirë. Ndërrojeni peshqirin me një prej letre dhe mbajtëset e orendive me plastike. Është një mënyrë e thjeshtë për të ndaluar mikrobet që të shpërndahen tek pjesëtarët e tjerë të familjes.

Trajtimet natyrale

Jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të luftuar simptomat e gripit apo së ftohurës? Provoni me një lugë mjaltë. Mund të ndihmojë për zbutjen e kollës po aq sa një shurup. Mos u jepni mjaltë fëmijëve nën moshën 1 vjeçare. Nuk është e sigurt. Disa vitamina dhe barëra kanë treguar se mund të kurojnë simptomat e së ftohurës (një kombinim i andrografis – një bimë indiane – dhe ginsengut siberian). Ekinacea (një lule karakteristike e Amerikës së veriut) dhe dozat e mëdha në vitamina C mund t’ju vijnë në ndihmë për të trajtuar simptomat e së ftohurës. Boronica gjithashtu ndihmon për simptomat e gripit.

Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër, forcon sistemin imunitar.

Pushim dhe ushqim të shëndetshëm

Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin. Përveç të tjerash, njerëzit e stresuar janë të prirur të ushqehen keq, shumë pak, ose në mënyrë pak të shëndetshme. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet t’i kushtoni rëndësi edhe vetes, të bëni atë që ju pëlqen, të qetësoheni dhe të çliroheni prej të gjitha angazhimeve ku vareni.

Gjumi i ëmbël

Nëse për një natë nuk bëni gjumë të rehatshëm, ose nuk plotësoni orët e duhura, nuk prish punë. Por nëse e bëni rrugë duke fjetur më pak se 7 orë për shumë net me radhë, atëherë jeni të predispozuar të sëmureni. Sporti “gudulis” gjumin, por këtë rregull duhet ta zbatoni jo në orët e vona të mbrëmjes. Në rast të kundërt (pra kur nuk kryeni asnjë lloj aktiviteti fizik), organizmi mund të rëndohet dhe si pasojë mund të çorientohet gjumi. Për të lehtësuar pagjumësinë e përkohshme nuk këshillohet qëndrimi në shtrat duke u rrotulluar sa këtej andej të nervozuar, por të shkoni në një dhomë tjetër dhe të lexoni, të shkruani ose të shikoni televizor. Kështu do ta harroni lodhjen dhe gjumi do t’ju vijë në mënyrë të natyrshme.

Kurat natyrore që nxisin mbrojtjet imunitare

Kurat natyrore janë sekreti për të rritur imunitetin. Duke u fokusuar te simptomat dhe “debulesa” e subjektit, mund të reduktohet deri në 95% mundësia për t’u prekur nga viruset, i ftohti, gripi, apo sëmundjet respiratore. Mjaft efikase janë edhe kurat “e gjelbra” natyrore të fitoterapisë dhe aromaterapisë që ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e virozave të stinës.

Hurma, fruti që ju mban larg sëmundjeve të stinës

Nga pikëpamja energjike hurma është simboli i një dielli që futet në kockat tona, i mbush me dritë dhe na jep nxehtësinë e duhur për të përballuar sëmundjet e dimrit. Siç ndodh me pemën e hurmës që i qëndrojnë larg krimbat dhe parazitët, edhe te fruti fshihet sekreti i aftësisë mbrojtëse nga sulmet e jashtme. Bima lëshon sekrecione që mbajnë larg “pushtuesit”, gjë të cilën e nuhasin edhe zogjtë që nuk qëndrojnë kurrë në degët e saj. Hurma është fruti që mbron energjikisht edhe mbrojtjet tona imunitare. Përveç frutit, edhe gjethet e saj kanë vlerë. Ato mund të përdoren në formën e çajit, ose të shtohen në sallatë. Si fruti ashtu edhe gjethet kanë aftësi mbrojtëse për lëkurën dhe japin energjinë e bimës.

Pini sa më shumë lëngje

Nëse pini lëngje shtesë kur jeni të sëmurë, ju ndihmon për të holluar mukus-in dhe për të liruar hundët. Uji, supat dhe pijet sportive janë një zgjedhje e mirë. Alkool-i nuk është ide e mirë. Lëngjet e nxehta, si çaji bimor gjithashtu do ju ndihmojnë të lironi rrugët e frymëmarrjes. Nëse fëmijët tuaj nuk pinë mjaftueshëm lëngje jepini akullore, por që ta konsumojnë ngadalë. Mundohuni që fëmijët të pijnë lëngje me pipë. Gjeni çdo mënyrë për t’u dhënë atyre lëngje.

Kërkoni për barna kundër gripit

Nuk ka medikamente që ta kurojnë gripin, por disa prej tyre mund t’ju ndihmojnë të bëheni më mirë. Ilaçet farmaceutike antivirale do të bllokojnë simptomat dhe do ju mundësojnë të shëroheni. Çelësi është që t’i merrni brenda 48 orëve nga shfaqja e simptomave të para. Flisni me doktorin për më tepër informacione. Një nga këto medikamente mund të jetë i dobishëm për ju nëse jeni në rrezik për të pasur komplikacion-e nga gripi.

Mos humbisni

depresioni

DEPRESIONI / Pyetjet e thjeshta për ta luftuar këtë sëmundje

Ka disa mënyra të lehta përmes së cilave mund ta ndihmoni një person të dashur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.