Kreu / Politikë / Kur këndin e lojërave “7 xhuxhat” e inaguronte Rama e Meta /Foto Arkiv

Kur këndin e lojërave “7 xhuxhat” e inaguronte Rama e Meta /Foto Arkiv

Këndi i lojrave i njohur si “7 Xhuxhat” tek Rruga e Elbasanit u hap më 1 qeshor 2001 atëherë kur Edi Rama drejtonte bashkinë e Tiranës.

Në ceremoninë e inagurimit mori pjesë edhe Ilir Meta, atëherë kryeministër.

Hapja e tij u bë me shumë bujë madje Rama bëri foton e famshme hipur mbi një mjelmë dhe fotoja u postua në të gjitha gazetat.

Meta shoqërohej dhe me vajzën e madhe Bora, e cila shikoni sa e vogël ka qenë në atë kohë.

Sot bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve.

Projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Ndërsa e gjithë hapësira që njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit,

Fotot jane nga arkiva e LSA

Mos humbisni

A do ketë skenar dhe dhunë në 27 Janar? Kryemadhi paralajmëron policinë: Mos provoko se…

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët nga …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.