Kreu / Kosovë / “Kumanova”, Qeveria e Kosovës 290 mijë € për familjet e të dënuarve

“Kumanova”, Qeveria e Kosovës 290 mijë € për familjet e të dënuarve

Qeveria e Kosovës miratoi sot vendimin për dhënien e 290 mijë eurove për familjet e ngjarjes së “Kumanovës”.

Në njofimin për shtyp të kryemninistrisë theksohet se “qeveria në mbledhjen e sotme akordoi 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për familjet e shtetasve të Kosovës, të dënuar dhe të vrarë në Maqedoni në rastin e njohur si “Kumanova”.

Gjykata e Shkupit dënoi në 2 nëntor me burg të përjtshëm, gjithsej 746 vite, shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanova, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza. Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Ata dyshohet se janë organizatorët e ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave të policisë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbi 40 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Mos humbisni

“Kumanova”, Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për çështjen “Kumanova”, një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.