Ajo u zgjodh vetem nga votat e shumices te henen ne Kuvend, mes tensioneve dhe dhunes ne protesten e opozites qe e kundershtoi zgjedhjen e saj.
Arta Marku mesohet se e ka nisur punën e saj me tender udhëtimi.
Vendimi i parë që ka firmosur bën fjalë për një procedurë tenderuese prej 150 milion lekë të vjetra qe parashikon udhëtime rreth disa vendeve të globit përgjatë periudhës që do qëndrojë në këtë prokurori.
Keto jane dokumenta që tregojnë se kryeprokurorja e re ka akorduar një fond prej 150 milion lekë të vjetra, për të blerë bileta të transportit ajror ndërkombëtar, për Prokurorinë e Përgjithshme.
Procedura tenderuese është hapur vetëm një ditë pasi Marku ka marë zyrtarisht detyrën, pra 20 dhjetor 2017 dhe sipas parashikimeve pritet të mbyllet në 12 janar të vitit 2018.
Sipas dokumentacionit thuhet se Prokuroria e Përgjithshme, nuk mund të bëj planifikimin e udhëtimeve që do të bëjnë punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi për nga vetë natyra e këtyre aktiviteteve, vendi dhe numri i punonjësve caktohet, vetëm pak kohë para zhvillimit të aktivitetit.
Prokuroria e Përgjithshme thuhet në dokumente “…nuk mund të përcaktoj sasinë totale të biletave, vendin (destinacionin) dhe datën e udhëtimeve…”.
“Blerja e biletave të transportit ajror ndërkombëtar për punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme, do kryhet sa herë do ketë nevojë konkrete Prokuroria e Përgjithshme…”, thuhet në dokument.
Më tej thuhet se “…ky shërbim do të kryhet në të gjitha kontinentet e botës si destinacione të mundshme”, shkruan Kombinews.
Ndërsa për sa i përket afatit të ekzekutimit të këtij fondi financiar prokuroria Marku ka parashikuar një periudhë dy vjeçare, duke filluar që prej datës të nënshkrimit të marreveshjes kuadër.
Diskutime rreth kësaj post