Kreu / Kuriozitete / Krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut

Krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut

Krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut

Kreu i Agjencisë së Anti-Narkotikëve në Indonezi (BNN), Budi Waseso sugjeroi që në ishull të ndërtohet një burg i sigurisë së lartë, i cili në vend të gardianëve, do të ruhet nga krokodilët. Waseso vuri në dukje që ky burg i posaçëm do të ndërtohet ekskluzivisht për trafikantët e drogës të dënuar me vdekje.

“Atje do të vendosim një numër të konsiderueshëm të krokodilëve. Do të kërkoj krokodilët më të etur për gjak”, tha Waseso, duke shpjeguar se përparësia e këtyre zvarranikëve të rrezikshëm qëndron në faktin se është “e pamundur që të korruptohen”.

“Është e pamundur të korruptohen krokodilët. Është e pamundur për ti bindur që të lirojnë ndonjë të burgosur për të ikur,” tha Waseso.

Ndërkohë, projekti i ndërtimit të këtij institucioni të posaçëm për kontrabandistët e drogës është ende në fazën fillestare.

Disa dhjetëra të burgosur të dënuar me vdekje në Indonezi presin ekzekutimin e dënimit.

Mos humbisni

Gjyshi u la trashëgim një garazhd, por u habitën me atë që gjetën brenda

Harold Carr ka jetuar vetëm, gruaja e tij kishte vdekur më shumë se 20 vjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.