Nga Anri Bala
Mediat shqiptare, si bashkëpuntore të krimit dhe asnjëherë në shërbim të profesionit fisnik të informimit e gazetarisë, kanë ndezur motorët për të luftuar krimin me kriminelë, hajdut, vrasës, modelet e vetme, që bëjnë politikë në këtë vend. Tani, i janë sulur një ish ministri dhe politikani të ri, sepse ishte ai që arriti të bënte shtet, ishte ai që ua prishi planet edhe vrasësve të 21 Janarit, edhe hajdutëve të floririt me bashkëpuntorët e tyre, edhe bandave të bllokut 700 milion. Në sulm, kundër atij që bëri një polici model, europiane me standarte, që do i kishin zili edhe shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria.
Politikanët e sterrosur, nga të zezat që kanë bërë, shpresojnë tek mediat e shpifjes dhe të hajdutërisë, ashtu si viktima që po mbytet, që shpreson tek fija e kashtës. Shpresojnë kot, sepse nuk ka asnjë mundësi, që anija e tyre e krimit, e cila tashmë do përballet me një ajsberg, siç është vettingu, të mund ta shmang goditjen dhe të dalë në breg.
Një lajm i paguar, i hedhur nga një portal provincial, i hapur në 2014, me një shikushmëri qesharake, u kthye në Shqipëri në një bombë tymuese, ku tullacë e floklëpirë, të bërë milioner nga shpifja, sot përsëri, gjetën metodën më efikase për të kapur ca “gjethe” nga politikanët e trembur, të dështuar, të rrëzuar e të akuzuar, të padënuar, që presin ndëshkimin.
Në krye të radhës, ajo pagatorja e përhershme, që sëbashku me “ish burrin e bllokut të kuq”, që vidhnin me zë dhe figurë, kërkon të marrë vërtetimin e pastërtisë. Por, që ta marri zonja e dytë a e tretë, duhet të kthehemi edhe njëherë atje ku ishim, tek policët e qofteve, tek hajdutët e pasurive natyrore, tek ndërtimet në tokë të “xanun”, tek blloku i punësimeve të bythlëpirsave dhe shërbëtorëve injorantë dhe të paskrupullt. Duhet të kthehemi tek të bërit milioner, si ata me partinë familjare, pa bërë asgjë dhe pa ditur asgjë nga kjo botë, pa u thënë askush punë e mbarë, e të verbuar, nuk arrijnë të shikojsnë se çdo mëngjes, mllefi i qytetarëve i’u lëshon mallkime nga më të tmerrshmet.
Mund ta merrni çertifikatën e “virgjërisë” fallco, si ato të universiteteve që ju ngritët, e këta i’ua shkatërruan, që jepnin diploma si e juaja dhe e të ndjerit burrit tuaj president dhe e të gjthë injorantëve, që promovoni në llumin politik të partisë tuaj personale, mirëpo, ju duhet ta dini, se nuk vlen kjo çertifikatë, kur të gjithë e dinë se keni lindur e abortuar disa herë në maternitet e krimit, ndaj… kurrë nuk do e merrni!
Kjo luftë, që po bëni me klithma dhe flamuj të gjetur në sunduket tuaja, është luftë për jetë a vdekje, për t’i shpëtuar drejtësisë, për të shpëtuar sadopak, pjesë nga prona juaj më e çuditëshme… Partia e prekur nga “mortja”, e rraskapitur deri në vdekje prej vettingut, e veç një luani pa dhëmbë, një petriti pa flatra dhe ca fëmijëve “ruandez” i’u kanë mbetutur… askush tjetër nuk guxon t’i afrohet.
Nuk i afrohet, sepse nuk u duhet për asgjë dhe mendojnë se edhe ju, do e keni një fund ndoshta të merituar. Vettingu nuk gënjehet me marrëveshjet “antikrim” mes kriminelësh, e as me sulme kapsollash, për ata që i’u larguan nga sofra e Penelopës, për të përfunduar si konkurentët e Odiseas, por me fakte dhe prova, për ato pasuri marramendëse, që keni bërë ju “konviktorët” e pastrehë, sot milioner pa punuar kurrë! Duhet ta kishit ditur, se politika nuk është biznes që të bënë me vila, saraje, shoqata, fondacione, blloqe dhe miliona të marra si “kredi”…
Nëse nuk e dini ju, ata që kanë investuar pë të bërë drejtësi në këtë vend, e dinë shumë mirë, ndaj do të jepni shumë shpejt llogari, se nuk fshiheni dot duke sulmuar hijet. Bëni mirë të heshtni dhe të mendoheni, se si do i justifikoni njëmbëdhjetë “WC”, palmat, tokat, sarajet, fondacionin Besa, hyrjet e “falur” tek ish Blloku, bllokun e kuq si gjaku, që u sterrosi teshat nënave të katër viktimave të pafajshëm në bulevard, ndarjen nga burri me burrë, për të mos lëshuar pronën, që i’u dhanë milionat, vjedhjet e dhjetra “ushtarëve” tuaj, që paguanin haraç dhe blerjen e gjykatave, që ju kanë dhënë pafajësi të përkohshme. E nuk ka mbetur shqiptarë e i huaj, që nuk e di, se sa i rëndë është faji juaj! Faji juaj quhet krim!
Diskutime rreth kësaj post