Kreu / Aktualitet / Kreu i KMSH, Bruçaj dënon sulmet terroriste në Bruksel

Kreu i KMSH, Bruçaj dënon sulmet terroriste në Bruksel

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj dënoi të martën sulmet terroriste që ndodhën në Bruksel.

Gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit, Bruçaj tha për mediat se terrorizmi nuk ka lidhje me fenë islame, pasi islami do të thotë paqe.

“Aktet terroriste dhe terrori kanë goditur sërish. I lutem Zotit të sjellë paqe kudo në botë dhe shpresoj që siç është kjo ditë e Nevruzit, ditë e re, le të jetë për gjithë njerëzimin një ditë e re me paqen. Feja myslimane gjatë gjithë kohës e ka dënuar terrorin. Një fe që në islam do të thotë paqe, nuk ka lidhje me terrorin, terrori nuk ka fe. Nëse disa njerëz i lidhin në mënyrë të gabuar këto akte me fenë, do i bëhej qejfi atyre që i kanë bërë këto akte me qëllime të këqija”, tha Bruçaj./

Mos humbisni

Seks dhe drogë me minorenet, ja kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Pak ditë më parë në mediat lokale italiane doli lajmi për arrestimin e pesë shqiptarë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.