Deutsche Deko
Kreu / Aktualitet / Komisioni i Medias, seancë për punësimin e gazetarëve

Komisioni i Medias, seancë për punësimin e gazetarëve

Komisioni i Medias diskutoi sot në seancën dëgjimore gjendjen e punësimit të gazetarëve, ku gazetari dhe redaktori për Shqipërinë i BIRN, Besart Likmeta nënvizoi problematikat në lidhje me kontratat e punës, sigurinë dhe respektimin e gazetarëve.

Sipas një studimi të kryer, ku 140 profesionise nga fusha e medias janë anketuar, ka rezultuar se “75 % e tyre mendojne  se mënyra sesi lidhen kontratat dhe sesi trajtohen gazetarët nuk është standardet e duhura si dhe autocensura i shoqëron gjatë punës së tyre, si pasojë e presionit të pronarëve.

“Autocensura e gazetarëve vjen si pasojë e presioneve dhe kushteve të këqija të punës në të cilën punojnë gazetarët, për mungesën e rrogave të rregullta dhe mungesës së motivimit për ta. Roli i reklamës shtetërore është një faktor që ndikon në autocensure, mungesën e transparenca e cila vazhdon ende. Një faktor që ndikon në auto censurë ështe edhe krimi i organizuar. Gazetarët korrespondentë nëpër rrethe  janë më të cënuar por edhe kronika e zezë nuk është pas”, nënvizoi Besart Likmeta.

“Vetcensura lidhet me sigurinë e gazetarit. Nëse gazetari punon në të zezë është i detyruar të respektojë bindjet e pronarit. Në Shqipëri,  gazetarët protestojnë jo për interesat e tyre por për atë të gazetarëve. Nuk ka sindikatë të mirëfilltë të gazetarëve që të mund të përfaqësohen denjësisht. Të kërkojmë nga Inspektoriati i Punës një raport të detajuar për punën e gazetarëve, për të parë dhënine e rrogave. Kjo do të na ndihmonte të shihnim sesa zbatohet Kodi i Punës”, tha Deputeti i PS, Musa Ulqini.

Ndërkohë nga ana e tij, deputeti i PD, Myqerem Tafaj tha se “ky studim i vjen në ndihmë gazetarëve. Prandaj ne do të ndihmojmë në këte proces qe ky dokument te njihet.”

Një tjetër çështje që u diskutua kishte të bënte me kurrikulat mësimore ne departamentin e gazetarisë, ku sipas Likmeta, gazetaria e vërtetë, ajo investiguese dhe kritike nuk po merr rëndësinë që ka, por po drejtohen drejtë marrëdhënies me publikun.

Mos humbisni

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti

Pak ditë pas atentatit të ndodhur tek “Mbikalimi i Sukthit”, ku u ekzekutuan me breshëri …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.