Koço Kokëdhima, ish-deputeti i PS-së dhe drejtuesi i lëvizjes brenda PS-së të quajtur “Zgjidhja” ishte sot pjesë e debatit në UET me temë “Reformizmi vs Populizmi”. Ai tha se ka qenë zëri më kritik ndaj qeverisë gjatë 3 viteve që ishte deputet.
Sipas Koço Kokëdhimës reforma që nisi ai në PS nuk u mirëprit se nuk kishte vullnet, siç nuk ka edhe tani. Ai tha gjithashtu se, partitë janë ende si bashkësi parapolitike, pa rregulla dhe standarde. Kokëdhima tha se nuk u nis për të bërë një parti politike, por për të bërë njerëzit të vetëdijshëm.
“Ky vend qeveriset nga 5 kryetarë dhe 3 ambasadorë, por janë përjashtuar qytetarët. Si ky s’ka vend tjetër. Këtu s’do ketë zhvillim nëse s’do ketë demokratizim të partive”– tha Kokëdhima.
Kokëdhima tha se duhet bërë reforma kushtetuese. Ai shtoi se, nuk beson se ka në botë kushtetutë si e Shqipërisë, ku është ndërhyrë shumë herë, ku është shkelur rëndë sovraniteti. Kokëdhima tha se, në muajin mars do të mbyllin anëtarësimet dhe se në fund të muajit prill do të ketë 25 mijë anëtarë, ndërsa në fund të muajit maj do të jetë formacioni i katërt politik në vend nga ana numerike.
Historia prekëse! Baby G: Vëllai më ka vdekur shumë i vogël
Baby G është një nga konkurentet e ‘Ferma VIP. Së fundmi, në një bisedë me Buçkon ka ndarë detaje nga...
Diskutime rreth kësaj post