Kreu / Politikë / Kokëdhima thirrje Prokurorisë: Të hapen kutitë e votimit
Gara me Gramoz Ruçin

Kokëdhima thirrje Prokurorisë: Të hapen kutitë e votimit

Koço Kokëdhima, kreu i partisë Zgjidhja i ka kërkuar Prokurorisë hapjen e të gjithë kutive të votimit dhe dërgimin përpara drejtësisë të gjithë numëruesve, të cilët kanë kryer shkelje.

Kjo sipas Kokëdhimës, bazohet në faktin se në 64 kuti votimi të hapura, vetëm në shtatë prej tyre kanë rezultuar të dhëna të sakta.

Kokëdhima deklaroi se është bërë një masakër elektorale me votat.

Partia Zgjidhja deklaroi Kokëdhima e kishte parashikuar këtë masakër elektorale. Partia Zgjidhja kishte të drejtë tha kryetari i saj që i ftoi të gjithë partitë të mos shkojnë në këto zgjedhje me këtë infrastukturë, ku votat i numëron rilindja dhe PD-ja.

Ai akuzoi edhe Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha se kanë vjedhur votat më 25 qershor.

Mos humbisni

“Saimiri nuk donte para dhe mori gjerdanin me diamante” – Përgjimet e reja

Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës  disa përgjime të reja të ardhura nga …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.