Kreu / Kulturë / Kinematografia në zi, vdes aktorja e njohur

Kinematografia në zi, vdes aktorja e njohur

Aktorja e njohur Heather Menzies-Urich që ka luajtur rolin e Louisa von Trapp në filmin ikonik “The Sound of Music” është ndarë nga jeta.

Heather ishte 15 vjeçe kur kishte marrë rolin e Louisas në filmin që është bërë një nga klasikët e historisë, duke fituar 5 çmime Oscar përfshirë këtu edhe çmimin kryesor. Aktorja vdiq gjatë krishtlindjeve, e rrethuar nga njerëzit e afërt.

I biri i saj Ryan Urich tha për TMZ: “Ajo ishte një aktore, një balerinë dhe jetonte jetën e saj deri në pikën e fundit. Ajo nuk kishte dhimbje, por gati 4 javë pas diagnostikimit me kancer në tru ajo u lodh, dhe morri frymën e saj të fundit në këtë botë“. Burri i ndjerë i Heather ishte gjithashtu aktor, që kishte qenë pjesë e TV serisë “Vegas”.

Ajo ka lënë prapa 3 fëmijë, dhe disa nipa e mbesa, si dhe një stërnip. Heather ishte 68-vjeçare.

Mos humbisni

Na preku, Merita Halili ka kaluar një periudhë të vështirë, fliste me gjeste dhe shkrim sepse…

Merita Halili, këngëtarja më e njohur e ekranit shqiptar dhe e dashur për publikun ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.