E premte , 18 Gusht 2017
Kreu / Dosje / Foto të rralla: Kështu dukej Shqipëria në vitin 1941
Shqipëria në vitin 1941

Foto të rralla: Kështu dukej Shqipëria në vitin 1941

Në ciklin e fotove të vjetra që poston në Facebook, studiuesi Robert Elsie, vjen një seri tjetër imazhesh, këtë radhë nga Shqipëria e vitit 1941

Sipas Elsie, koleksioni fotografik është i Luc Kohut (Lutz Koch)

“Luc Koh (1903-1965) ishte shkrimtar gjerman nga Jonsdorf në rajonin Citau (Zittau), i cili ishte veçanërisht aktiv në periudhën naziste. Rreth vitit 1940 ndërmori me gruan një udhëtim automobilistik tetëmujor nëpër Evropën Juglindore për në Turqi. Udhëtimi përshkruhet në librin e tij të ilustruar Reise durch den Balkan: 20.000 Kilometer Autofahrt durch Ungarn, Rumänien, Bulgarien, die Türkei, Griechenland, Albanien und Jugoslaëien (Udhëtim nëpër Ballkan: 20.000 kilometra me veturë nëpër Hungari, Rumani, Bullgari, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Jugosllavi), Berlin 1941.

Pjesa shqiptare e udhëtimit të tij e çoi nga Follorina në Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Krujë, Mamurras dhe Shkodër. Luc Koh mbahet mend edhe për një udhëpërshkrim të Evropës Perëndimore, Veriore dhe Verilindore: Europa durch die Ëindschutzscheibe: 25.000 Kilometer durch 16 Länder (Evropa përmes xhamit të makinës: 25.000 kilometra nëpër 16 vende), Berlin 1938, si dhe për një biografi të gjeneralit të njohur gjerman Ervin Romel: Erëin Rommel: die Ëandlung eines grossen Soldaten (Ervin Romel: transformimi i një ushtaraku të madh), Shtutgart 1950. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga vëllimi ballkanas i vitit 1941.”, shkruan Elsie.

 

Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 rruge tregu ne shqiperi Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941 Shqipëria në vitin 1941

Mos humbisni

Ky është sekreti që Enver Hoxha ia fshehu shqiptarëve derisa vdiq

Në Tiranë përflitej kudo për sëmundjen e Enver Hoxhës. Fakti që ai vuante nga sëmundja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.