Kreu / Aktualitet / Kërkoni punë? Nxitoni! Burgu i Reçit po ju pret

Kërkoni punë? Nxitoni! Burgu i Reçit po ju pret

Burgu i ri i Shkodrës shumë shpejt do të pres edhe të burgosurit e parë. Ai pritet të hapet me 15 dhjetor dhe pas lançimit të kësaj date Ministria e Drejtësisë po kërkon staf. Nga kjo e shtunë kjo Ministri ka shpallur konkursin e hapur për 342 pozicione pune në Burgun e Shkodrës, përkatësisht 327 pozicione për punonjës të rolit bazë dhe 15 pozicione për punonjës të rolit të mesëm.

Afati i dorëzimit të aplikimeve do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor për të dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, ku kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.

Kandidatët për pozicionin e Punonjës me Status Polici në “Policinë e Burgjeve” duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
4. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
Në vlerësim do të kenë prioritet kandidatët që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura ose që kanë shërbyer në policinë e shtetit.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionet e mësipërme duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesën që specifikon pozicion për të cilin po aplikohet;
b. Jetëshkrimi i plotësuar (CV):
c. Fotokopje e diplomës së arsimit përkatës dhe listës së notave;
d. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
e. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut
f. Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:
g. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:
Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në adresën e-mail: info@dpbsh.gov.al ose me postë në adresën: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Rruga “Zef Serembe”, ish BRMR (Brigada e Mbështetjes Rajonale), Tiranë.
Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të konkurrimit që do të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 03 Dhjetor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al

Kujtojme që ky burg u bë në fushatë objekt debatesh por edhe një akuze të drejtëpërdrejte që prokuroria regjistroi ndaj përfaqësuesve të LSI-së, për punësime elektorale, jashtë cdo kriteri ligjor, e që binin ndesh me dispozitat ligjore të shtetit Shqiptar.

Mos humbisni

Makina fluturon në ajër… Ja si ndodhi aksidenti me dy të vdekur /Pamjet e frikshme

Kjo eshte video e aksidentit ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Abdillari dhe 60-vjeçari Bujar Agalliu. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com