Kërcënoi babain me kallashnikov, pranga në Mallakastër
Policia e Gjirokastres njoftoi se rreth orës 21:40 u njoftuam se në fshatin Usojë,Mallakastër,shtetasi Kristi Kamaj, 29 vjeç, po ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij,shtetasit A.K, 67 vjeç. Menjëherë u organizua puna nga efektivët e policisë së Komisariatit Mallakastër ku me profesionalizëm bënë ndërhyrjen e shpejtë për neutralizimin e autorit i cili po kanoste me armë zjarri automatikë babain e tij.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij,gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale , një pushkë model 56, tre krëhra automatiku dhe 60 fishekë model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Diskutime rreth kësaj post