Kreu / Rajon / Kërcënohet sërish me vdekje Ziadin Sela

Kërcënohet sërish me vdekje Ziadin Sela

Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me vdekje.

“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së dhe të publikuara nga mediat lokale në Maqedoni.

Ndërkohë që ministria e Brendshme ka nisur hetimet kundrejt autorit të kërcënimeve në rrjete sociale, teksa numri i personave që janë nën hetim për të njëjtën akuzë ka shkuar në 6, përfshirë edhe personat që kanë kërcënuar me vrasje kryeministrin Zoran Zaev.

 

Mos humbisni

Gruaja e Ivanoviçit: Pak para vrasjes, ai u takua me Vuçiç

Gruaja e presidentit të Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviç, Milena Popovic Ivanoviç ka mohuar spekulimet se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com