Kreu / Ekonomi / Keni kursime në Euro? Vjen lajmi i mirë për ju!

Keni kursime në Euro? Vjen lajmi i mirë për ju!

Leku është dobësuar sot përkundrejt euros, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që prej fillimit të qershorit.

Euro këmbehej sot me 133.92 lekë, duke e nisur javën me 0.41 lekë më shumë se të premten që lamë pas, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euro pritet që të forcohet gjatë muajit të parë të vitit, pas dobësimit që erdhi kryesisht prej efekteve sezonale gjatë dhjetorit.

Ndërkohë, Dollari ka vijuar të nënçmohet fort në vend, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë është këmbyer sot me 109.2 lekë, 1 pikë më pak se e ditën e premte.

Monedha e gjelbër u këmbye më poshtë se mesatarja e këmbimit të tetorit 2014, duke shënuar përsëri një rekord të ulët këmbimi.

Mos humbisni

Shtrenjtimi i apartamenteve: Si paratë e krimit po zhvlerësojnë kursimet e shqiptarëve

Çmimet e apartamentee po shtrenjtohen dukshëm në Tiranë, duke reflektuar kërkesën e lartë, që po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com