Kreu / Politikë / Kazinotë blejnë qeverinë!

Kazinotë blejnë qeverinë!

Edi Rama, 25 tetor 2013: “Ata të cilët sot kanë bërë një investim të mos dalin të dëmtuar, por sigurisht, të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën me këtë aktivitet, sepse ky nuk është një aktivitet që nuk do të zgjatë gjithë jetën, sepse Shqipërisë ky aktivitet nuk i duhet. Ky është një krim që cënon harmoninë familjarë edhe deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve.”

Por tre vjet nga dita kur kryeministri Edi Rama e quante kriminal aktivitetin e lojërave të fatit, deputetë të grupit të tij parlamentar po kërkojnë që ligji i miratuar për të rregulluar këtë aktivitet, të shtyhet për 2 vjet dhe të mos hyjë në fuqi me 31 dhjetor 2016, siç është parashikuar.
Në kulmin e aksionit “fundi i marrëzisë”, kundër kazinove dhe lojërat të paligjshme te fatit, kreu i qeverisë tha se një ligj i ri do të hartohej për të mbyllur të gjitha këto pika dhe për t’i vendosur disa prej tyre në zona turistike, kryesisht ne hotele e resortet me 5 yje.

Një vit e gjysmë pas aksionit Ministria e Financave depozitoi në Kuvend ligjin e ri, i cili pas miratimit, parashikonte që bingot tradicionale dhe të gjitha kazinotë, duhet të mbyllen e të shkojnë në zonat turistike, ndërsa pikat e basteve sportive të ruajnë distancën nga njëra-tjetra, nga shkollat, bankat apo objektet fetare.

Ligji duhet të kishte hyre në fuqi me 31 janar të këtij viti. Por ai u shty për 31 dhjetor me kërkesë te Komisionit të Ekonomisë. Një pjesë e deputetëve të këtij komisioni ka përsëritur kërkesën për shtyrje me dy vjet te tjera, me argumentimin se nuk janë miratuar ende aktet nënligjore.

Sipas tyre rrezikohen edhe të ardhurat në buxhet, por vetë Ministri i Financave ka deklaruar se nuk është parashikuar asnjë fitim për arkën e shtetit, nga ky aktivitet.

Po ky grup deputetesh, i përbëre nga socialistet Ervin Bushati, Blerina Gjylameti dhe Ervin Koci, Luan Duzha e Ylli Shehu te LSI –se dhe Tahir Muhedini i PDIU –së kërkojnë që të hiqet neni që parashikon shtrenjtim te licencës për bizneset e lojërave të fatit.

Pas kësaj tentative për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit me 31 dhjetor të këtij viti, mesa duket fshihen interesa të forta ekonomike të deputeteve propozues dhe mazhorances në tërësi.

A do t’i qëndrojë Kryeministri Rama asaj që ka deklaruar 3 vjet me parë apo 6 deputetet e mazhorancës e duan me shume buxhetin e shtetit, kjo do të shihet gjatë ditëve të dhjetorit.

Mos humbisni

Berisha nxjerr emrin e ministrit tjetër që është filmuar me Habilajt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar emrin e ministrit tjeter qe eshte filmuar me Habilajt. Ai …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.