Kreu / Ekonomi / Kastrati blen “Sheraton” në Tiranë për 30 mln euro

Kastrati blen “Sheraton” në Tiranë për 30 mln euro

Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës.

Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka bere që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit.

Lapsi.al mësoi se ka qenë Shefqet Kastrati që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.

Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group.

Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime.

Mos humbisni

‘Lista e zezë’ e destinacioneve turistike që duhen shmangur në 2018

Mediumi amerikan CNN ka publikuar listën prej 12 destinacioneve turistike, të cilat duhet të shmangen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.