Kreu / Aktualitet / Kapet në Durrës terroristi turk, si do arratisej me gruan dhe dy fëmijët

Kapet në Durrës terroristi turk, si do arratisej me gruan dhe dy fëmijët

Tre ditë më parë në prangat e policisë shqiptare ka rënë një shtetas turk i cili rezultonte të ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në organizatë terroriste.

39-vjeçari  Muhammed  Aydogmus me banim në Turqi është arrestuar nga policia më 8 tetor në pikën kufitare të Portit të Durrësit, ku fillimisht rezultoi se po tentonte të kalonte kufirin në drejtim të Italisë, bashkë me anëtarët e familjes së tij, me pasaporta të falsifikuara. Për këtë, ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërsa turku u arrestua.

Por policia thotë se  pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se Muhammed  Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Gjatë ditës së djeshme në ngarkim të turkut gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Po më datë 11 tetor, policia thotë se “pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij dhe u kryen të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë.

Mos humbisni

Vrasja në lokal, sherri nisi për pultin, viktima e kishte kushërirë gruan e autorit

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku pronari i picerisë qëlloi me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.