Kreu / Ekonomi / “Kanë vështirësi në punë”, rriten pagat dhe shpërblimet për punonjësit e doganave, ja sa

“Kanë vështirësi në punë”, rriten pagat dhe shpërblimet për punonjësit e doganave, ja sa

Rritje pagash e shpërblime të majme për çdo punonjës doganor do të aplikohen nga sot. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit doganor janë botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe përveç rritjes së rrogave, punonjësit e këtij dikasteri do të trajtohen me shtesa mbi pagën për vështirësi në punë. Kështu, kreu i doganave do të marrë një shtesë mujore prej 20 mijë lekësh për vështirësi në punë.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të fillojnë nga data e transferimit të nëpunësve të sistemit të doganave në pozicionet e reja të punës dhe të do përballohen nga fondet e miratuara për këtë sistem, për vitin 2018. Organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është 1 102 punonjës, të shpërndarë në nivel qendror dhe vendor.

Në Fletoren Zyrtare është botuar dje vendimi i Këshillit të Ministrave për “për personelin e administratës doganore”, të ndryshuar, i cili parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Doganave miraton rregulloret specifike të funksionimit të drejtorive e të degëve doganore, si dhe aktet e tjera të nivelit të tretë, si: vendime, urdhra, udhëzime etj., në varësi të nevojave të punës. Për të siguruar administrimin efektiv dhe përmbushjen e misioneve, kompetencave dhe detyrave funksionale të administratës doganore, drejtori i përgjithshëm i Doganave bashkëpunon dhe bashkërendon punën nëpërmjet zëvendësdrejtorëve dhe drejtuesve, që ka në varësi të drejtpërdrejtë.

Me strukturën e re është parashikuar edhe krijimi i sektorit i monitorimit të borxhit. Kjo drejtori ka për detyrë mbledhjen e të dhënave për lëvizjen e mallrave shqiptare dhe joshqiptare, që hyjnë e dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, monitorimin dhe detajimin e planit të të ardhurave, analizimin e të dhënave, objekt të vlerësimit nga zyrat e interesuara dhe autoritetet publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke e zgjeruar fushën e përgjegjësive edhe me studime e analiza të realizimit të të ardhurave dhe mallrave kryesore.

Gjithashtu, kjo drejtori administron procedurat për regjistrimin e operatorëve në sistemin doganor, lindjen dhe rikuperimin e borxhit, përgatitjen dhe administrimin e udhëzimeve për kontabilizimin e të ardhurave nga detyrimet e importit, eksportit ose akcizës, për vjeljen e detyrimeve dhe rimbursimin ose shlyerjen e borxhit, si dhe monitoron procedurat për rikuperimin dhe vjeljen me forcë të borxhit.

Antitrafiku

Drejtoria Antitrafik mund të shkëmbejë të dhëna me struktura të tjera doganore apo shtetërore, me kompetenca në fushën e zbatimit të ligjit për mallra, mjete apo subjekte, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shkeljeve të parashikuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi kundër trafiqeve. Ajo bashkëpunon me agjenci, institucione dhe aktorë të tjerë, përfshirë ata ndërkombëtarë, të cilët kanë detyrime ligjore ose që janë të angazhuar në luftën kundër trafiqeve dhe zbatimin e masave ndaluese, kufizuese.

Organika e administratës doganore është e përbërë nga:

i) Drejtori i përgjithshëm i Doganave.
ii) Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Doganave.
iii) Drejtori i kabinetit.
iv) Nëpunës kategoria A.
v) Nëpunës kategoria B.
vi) Nëpunës kategoria C 1.
vii) Nëpunës kategoria C 2.
viii) Punonjës administrativ kategoria C3.
ix) Punonjës administrativ kategoria D1.
x) Punonjës administrativ kategoria D2.
xi) Punonjës administrativ kategoria D3. /GSH

Mos humbisni

Mashtrimi me ofertat e dhjetorit, çmimet e televizorëve, lavatriçeve … u rritën /Ja tabela

Të gjithë ne i kemi parë ofertat joshëse të dhjetorit ku sektori i shitjeve me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.