Një kambist në Delvinë është dhunuar dhe grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 70-vjeçari Myslim Osmani është torturuar nga hajdutët, të cilët i kanë hyrë në banesë dhe i kanë marrë edhe një shumë parash.
Vetë i lënduari, Myslim Osmani ka treguar për GSH momentet e tmerrit. “Ishte ora rreth 06:40, kur dola të shiha kohën. Sa hapa derën, u godita menjëherë”, – ka thënë Osmani, i cili vijon më tej se autorët e lidhën atë dhe vajzën, duke i marrë 22 milionë lekë dhe 3 mijë euro, të cilat ai i kishte tërhequr nga banka e Sarandës një ditë më parë.
“Shpëtova mirë, se do të kisha vdekur. Më zunë frymën. U ngrita më lidhën, thanë tani mbaroi ky. Lidhën dhe vajzën. Telefonin na e morën. Nuk e njoha autorin, ishte i maskuar. Them se janë nga Saranda apo Vlora”, – u shpreh Osmani.
Mësohet se 70-vjeçari punonte si kambist prej 20 vitesh.
>
Diskutime rreth kësaj post