Kreu / Aktualitet / Kaloi stres në burg, Delijorgji i Gërdecit dëmshpërblehet me 15 mijë euro
Mihal Delijorgji, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Besa e Kavajes, 3-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane.

Kaloi stres në burg, Delijorgji i Gërdecit dëmshpërblehet me 15 mijë euro

Shteti shqiptar ekzekuton vendimi e Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin me 15 mijë euro të biznesmenit Mihal Delijorgji. Bëhet fjalë për procesin, ku Delijorgji u akuzua për tragjedinë e Gërdecit. Sipas vendimit të gjykatës, që është zbatuar së fundi nga qeveria, fondi nga buxheti i shtetit shqiptar duhet t’i jepet biznesmenit për shkak të stresit që ai ka kaluar teksa mbahej në burg përtej afatit ligjor në Tiranë, raporton Panorama.

Ndërsa ishte në pritje të gjyqit, Delijorgji pretendoi për tejkalim të afatit të mbajtjes në paraburgim “dhe pas kërkesës së tij, gjykatat e refuzuan lirimin nga qelia. Pas arrestimit për ngjarjen e ndodhur në Gërdec, Delijorgji dhe të pandehurit e tjerë pritën disa muaj, deri sa u vendos gjykata kompetente për çështjen mes Gjykatës së Lartë dhe asaj të Tiranës. Fillimisht  Mihal Delijorgji kërkoi 150,000 euro për dëmin monetar dhe atë jo monetar, që sipas tij shteti shqiptar i ka shkaktuar. “Këtu përfshihej humbja e rrogës që ai do të kishte marrë gjatë punësimit të tij, në rast se do të ishte liruar, si edhe ndjenja e stresit që kishte kaluar ankuesi dhe anëtarët e familjes së tij për më shumë se një vit”, thekson vendimi i Gjykatës së Strasburgut.

Sipas tij, Gjykata ka konstatuar një shkelje të nenit 5 në lidhje me ndalimin e paligjshëm të Delijorgjit midis datës 24 nëntor 2010 dhe 12 mars 2012. Si pasojë e kësaj shkeljeje, “gjykata vëren se Delijorgji mund të ketë vuajtur njëfarë ankthi dhe stresi për shkak të atyre shkeljeve të të drejtave të tij, të cilat nuk mund të kompensohen me anë të një konstatimi të thjeshtë”. Më 12 mars 2012, Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor Delijorgjin për “shkeljen e rregullave për substancat eksplozive, të djegshme ose radioaktive” dhe e dënoi atë me 10 vjet burg. Apeli e la vendimin në fuqi, duke ulur një të tretat për shkak të gjykimit të shkurtuar. Delijorgji bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, por ankimi i tij atje u hodh poshtë më 19 korrik 2013

Mos humbisni

Aksidenti në Maminas, ja telefonata e fundit e Elena Avdillarit

zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com