Kreu / Kosovë / Kadri Veseli flet për ‘Zërin’: Këto janë synimet e tij për 2017-n

Kadri Veseli flet për ‘Zërin’: Këto janë synimet e tij për 2017-n

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli shpreson që qytetarët e vendit të fillojnë një vit të mbarë dhe me shumë suksese në vitin 2017.

Veseli shpreson që viti i ardhshëm të jetë një vit i integrimit Euro-Atlantik dhe të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për një vit më të mirë dhe me më shumë suksese në vitin 2017. Ne jemi popull i vogël dhe na nevojitet më shumë përkushtim në ndërtimin e shtetit tonë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë”, ka thënë Veseli për “zeri.info”.

Ndërkaq i pyetur se çfarë pret nga viti 2017, Veseli ka thënë se duhet ndërmarrë hapa konkret për t’u bërë pjesë e procesit të integrimit në NATO.

“Objektivi im personal është që të dominojë agjenda zhvillimore e Kosovës. Kemi harxhuar shumë kohë me sulme e debate personale dhe me hatërmbetje për të kaluarën ndërkohë që është neglizhuar e ardhmja. Ne nuk duhet të lejojmë të mbesim peng të së kaluarës por si vendimmarrës të bëjmë më të mirën për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe për të hapur vende të reja pune”, deklaroi Veseli për “zeri.info”.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se do të bëjë aq sa ka mundësi që veprimtaria e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës të fokusohet sa më shumë në rritjen ekonomike dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve. /ZERI/

Mos humbisni

Edhe kosovarët të përfshirë në gënjeshtrat që përhapen në internet

Një histori mashtrimi me një citat plotësisht të rremë nga Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbimeve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.