Gjatë ditës së sotme janë regjistruar reshje shiu, fillimisht në Veriperëndim me intensitet të dobët dhe mesatar, lokalisht deri edhe të lartë.
Mësohet se pasdite, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin.
Sipas sinoptikanëve në Veriperëndim dhe Jugperëndim reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri edhe të lartë kryesisht në mbrëmje të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi.
Mësohet se në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.
Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-20/sek me rrahje në bregdet.
Sakaq deti i forcës 6 me lartësi vale 4.6 metër. Shikimi 1km-15km. Mjegull/mjegullinë nga reshjet.
Ja temperaturat:
Vendet malore 3°/16°C
Vendet e ulëta 1°/21°C
Vendet bregdetare 7°/21°C
Diskutime rreth kësaj post