E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Kuriozitete / Ja cilat janë dhuratat që dëshirojnë femrat për Vitin e Ri
Couple

Ja cilat janë dhuratat që dëshirojnë femrat për Vitin e Ri

Ja cilat janë dhuratat që dëshirojnë femrat për Vitin e Ri

Kur janë në pyetje dhuratat për të dashurën tuaj, me siguri që çdonjëri prej jush ndonjëherë keni hasur në vështirësi duke mos ditur se çfarë do ta gëzonte atë më shumë. Prandaj, për t’ua lehtësuar punën, më poshtë keni disa nga dhuratat të cilat padyshim që do ta gëzonin të dashurën tuaj këtë fundvit.

Bizhuteri e shtrenjtë
Jo më kot ka dalë shprehja “Diamantet janë miqtë më të mirë të një femre”. Nuk po flasim vetëm për diamante, por dicka me vlerë. Mund të jenë një palë vathë ose një byzlyk, gjithashtu më mirë të jetë dicka e vogël në sasi por cilësore, sesa bizhuteri të ekzagjeruara .

Të brendshme seksi
Për këdo që të dilni, bashkëshorten, ose një shoqen tuaj, të brëndshmet janë gjithmonë të mirëpritura, Zgjidhni dicka seksi por jo tepër erotike. Do të ishtë e bukur dhe një këmishë nate e stilit babydoll.

Orë klasike
Një ide e jashtëzakonshme për të’, për festat e fundvitit është një orë klasike‐ nuk del kurrë jashtë stilit dhe modës. Një orë e thjeshtë, me rrip lëkurë është ideale për të përditshmen. Nëse dëshironi dicka edhe më të vecantë, atëherë zgjidhni një orë bizhu.

Vathë perla
Dhurata klasike për Krishtlindje ose Vitin e Ri janë dhe vathët perla. Perlat vijnë në forma,masa, ngjyra dhe cmime nga më të ndryshmet, kështuqë mundohuni të zgjidhni dicka që i përshtatet shijes së saj dhe buxhetit tuaj.

Fustan darke
Dhuratë e mrekullueshme për gruan ose shoqen tuaj është dhe një fustan i zi për mbrëmje. Zgjidhni një stil flirtues që është perfekt për festa. Më pas ftojeni atë, në një festë për të pirë dicka ose dhe për të kërcyer.

Rrobëdeshan
Një rrobëdeshan mund të duket dhuratë e mërzitshme, por është një dhuratë që do ta shijojë tërë vitin. Zgjidhni një që është i trashë dhe i butë, në mënyrë që ta mbajë ngrohtë pas dushit ose para gjumit.

Çizme dimërore
Për vajzat fashioniste, jeni gjithmonë në modë më një palë cizme dimërore. Këtë stinë ato janë bërë shumë trend. Por në mënyrë të vecantë, në këtë stinë janë shumë të prefereushme cizmet të stilit UGG. Nëse nuk zgjidhni dot një palë në veçanti, mund ta nxirrni atë në një “ekskursion shopping” për të kuptuar më mirë se cfarë preferon.

Mos humbisni

7332531-media_httpfarm5static_cgucc

A e blejnë paratë edhe lumturinë ? E tregon ky studim…

Lumturia e vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet njerëzore dhe jo me të mirat materiale,sipas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.