Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rende qe tronditi opinionin publik kete te diele, Report Tv zbardh detaje të reja.
Ariela dhe Aldisoni kanë qenë të lidhur prej katër vitesh dhe 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen para dy muajsh, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.
Mësohet se Aldison Belulaj kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë – ndërsa përballja e të dielës te Universiteti i Mjekësisë, rezultoi fatale për studenten e Drejtësisë e cila pas debatit me 23-vjeçarin, u qëllua nga ky i fundit me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj, pavarësisht përgjërimit të saj që të mos e vriste. Mësohet se Ariela i është ulur në gjunjë autorit dhe i ka kërkuar të mos e vrasë. Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.
Një ditë më parë Ariela Muratit iu dha lamtumira e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. Ndërsa këtë të martë studentët e Drejtësisë zhvilluan një marshim homazh dhe ndezën qirinj e vendosën lule në vendin ku 21-vjeçarja u vra nga ish-i dashuri.
Diskutime rreth kësaj post