Kreu / Kulturë / Ismail Kadare merr çmimin prestigjoz në Udine të Italisë

Ismail Kadare merr çmimin prestigjoz në Udine të Italisë

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është fituesi i edicionit 2018 të Çmimit “Nonino”, i promovuar si çmimin prej 43 vitesh në Udine dhe vlerëson figurat e mëdha të kulturës botërore nga një jurie e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul.

Çmimi i “Nonino 2018” shkon për Kadarenë, ndërsa një tjetër çmim i rëndësishëm shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjoz të “mjeshtrit të kohës sonë”.

Ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i paraqitet Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.

Motivacioni i këtij çmimi është: “Rrapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane”.

Mos humbisni

Kinematografia në zi, vdes aktorja e njohur

Aktorja e njohur Heather Menzies-Urich që ka luajtur rolin e Louisa von Trapp në filmin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.