Kreu / Botë / Ishulli ku nuk pranohen gratë shpallet “pasuri botërore”

Ishulli ku nuk pranohen gratë shpallet “pasuri botërore”

Ishulli i Okinoshimas në Japoni, një ishull religjioz ku grave u ndalohet të shkelin, është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të dielën.

Në këtë ishull ndodhet vendi i shenjtë Okitsu, ndërtuar në shekullin e XII për t’u lutur për sigurinë e detarëve.

Para se të shkelin në ishull, burrat duhet të heqin rrobat dhe t’i nënshtrohen një rituali pastrimi. Ndërsa kur largohen, ata nuk lejohen të marrin me vete souvenire apo të zbardhin ndonjë detaj të vizitës.

Sipas “the Japan Times”, në ishull gjenden mijëra artefakte të sjellë si dhurata nga përtej deteve, përfshirë unaza ari që janë sjellë nga Gadishulli Korean.

Ishulli tani mirëpret vizitorë vetëm në një ditë, më 27 maj të çdo viti. Numri i vizitorëve është kufizuar në vetëm 200, ndërsa rregullat kryesore janë që të gjithë duhet të jenë burra, gratë nuk lejohen,  dhe duhet të performojnë ritet e pastrimit në det.

Ishulli ka një sipërfaqe prej 97 hektarësh dhe ka vetëm një banor, punonjësin tek vendi i shenjtë.

Mos humbisni

Putin paralajmërim serioz për SHBA, NATO dhe … Ramën

Presidenti rus Vladimir Putin përcolli përmes kanaleve diplomatike një paralajmërim serioz për SHBA, NATO dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com