Kreu / Sport / Ish-mbrojtësi i Milan, Kaldze, zgjidhet kryetar bashkie

Ish-mbrojtësi i Milan, Kaldze, zgjidhet kryetar bashkie

Me siguri të gjithë sportdashësit që e kanë ndjekur futbollin italian, e mbajnë mend mbrojtësin gjeorgjian të Milanit, Kakha Kaladze. Por tani atë duhet ta shohim jo më me kostumin sportiv, por me atë të kryetarit të bashkisë.

Ditën e shtunë Kaladze fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi. Gjithsesi duhet thënë se fitorja ishte e ngushtë, me vetëm 51% të votave.

Kaladze ka luajtur për nëntë sezone me Milanin, duke fituar dy herë Champions League. Më herët ai ka luajtur për Dinamon e Kievit dhe Dinamon e Tbilisit, duke fituar shumë tituj kampion. Kaladze ka qenë edhe kapiten i ekipit kombëtar të Gjeorgjisë, ku ka luajtur 83 ndeshje nga viti 1996 deri më 2011.

Kaladze gjatë fushatës elektorale

Mos humbisni

Armando Sadiku zbulon dallimet mes De Biasit dhe Panuccit

Armando Sadiku tregoi edhe diferencat mes De Biasit dhe Panuccit, duke e etiketuar këtë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.