Kreu / Ekonomi / Informaliteti, tatimorët fillojnë kontrollin e inventarëve

Informaliteti, tatimorët fillojnë kontrollin e inventarëve

Informaliteti, tatimorët fillojnë kontrollin e inventarëve

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të drejtë ligjore që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Z.Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve.

Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës…

Pezullimi nga Gjykata Kushtetuese i ndryshimeve të fundit të ligjit për procedurat tatimore, që parashikonte ndër të tjera vetëdeklarimin e mallrave pa faturë deri në 31 dhjetor, nuk do të ndikojë në planin e tatimeve për të filluar kontrollin e inventarëve të bizneseve nga 5 janari.

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të mundshme me ligj që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Z.Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve.

Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës.

Në dhjetor, tatimet njoftuan bizneset se kontrollet tatimore për mallrat dhe materialet nisin nga 5 janar 2016 dhe se në këtë kontroll do të bëhet verifikimi i inventarit të mbylljes së vitit, me atë fizik.

Z.Dilaveri e vlerëson këtë nismë, pasi fakti që tatimet për herë të parë do të jenë të pranishëm në verifikimin e inventarëve do të mundësojë që bilancet e 2016-s të fillojnë me një situatë më reale, por edhe gjatë vitit do të jetë më situata e blerjeve dhe shitjeve.

Sipas njoftimit të mëparshëm të tatimeve, brenda datës 05.01.2016, bizneset duhet të bëhen gati për tu verifikuar inventarët si më poshtë:

– Inventari kontabël i mallrave për shitjes të datës 31.12.2015

– Inventari kontabël të lëndëve të para të datës 31.12.2015

– Inventari i prodhimit në proces i datës 31.12.2015

– Inventari i produktit të gatshëm i datës 31.12.2015

Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë dhe të ndarë sipas adresës së ushtrimit të aktivitetit të biznesit në fjalë (qoftë magazinë, pikë shitje me shumicë, pakicë etj.)

Gjithashtu, bëhet e ditur se fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Autofaturimi i mallrave sërish mund të bëhet

Ligji nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar” u linte afat bizneseve që brenda datës 31 dhjetor 2015, të bënin vetëdeklarimin e mallit që kanë në gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi.

Z.Dilaveri pohon se pavarësisht se me pezullimin nga Kushtetuesja, bizneset nuk janë më të detyruara me ligj, është në interesin e tyre që ta bëjnë autofaturimin.

Autofatura edhe sot njihet me ligj, por ajo u bë e detyruar në ndryshimet e ligjit për procedurat thjesht për tu asistuar në realizimin më të shpejtë të këtij procesi.

Sipas tij, është apo nuk është detyrim, biznesi duhet të jetë në rregull me inventarin dhe gjendja e tij duhet të dalë e përputhur. Sipas tatimeve, ka shumë biznese që ditët e fundit të 2015-s e kanë bërë autofaturimin, edhe pse ai nuk është më detyrim ligjor.

Pezullimi i procedurave nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, në 23 dhjetor urdhëroi pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”. Aktualisht pezullimi i ligjit ligjit nr.99/2015 ka kthyer në fuqi ligjin që ishte në fuqi para se ai të ndryshohej.

Kjo nënkupton që tatimorët do të veprojnë me ligjin e vjetër deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Në të njëjtën kohë, edhe efekti i gjobave pezullohet deri sa të shprehet gjykata.

Në datën 15 janar do të mbahet seanca degjimore me palët, ku secila do të japë argumentet e veta pro dhe kundër dhe vendimi përfundimtar pritet të dalë nga fundi i janarit./Monitor/

Mos humbisni

Fatura e energjisë; kishat, xhamitë, teqetë s’do tarifohen si biznes

Kishat, xhamitë dhe teqet do të tarifohen për energjinë elekrike jo si biznes por si …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.