Kreu / Aktualitet / IKMT nuk kursen as shtëpinë e ish-deputetes së PS

IKMT nuk kursen as shtëpinë e ish-deputetes së PS

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Durrës në shtëpinë e ish-deputetes socialiste Esmeralda Shkjau.

Kjo pasi ish-deputetja ka ndërtuar një shtesë në katin e 6-të të Pallatit me gjasa pa leje. 

Ndërsa “Shuplaka” mëson se dy kate më poshtë ndodhet dhe banesa ku ajo jeton së bashku me familjen e saj.

Ekspertët e IKMT-së do të bëjnë verifikimet e rastit dhe do të vendoset nëse do të prishet apo jo objekti.

Ndërtimi ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit, ndërsa nga momenti në moment pritet të dalin detaje të reja.

Nuk dihet as reagimi i ish-deputetes dhe nëse ajo do të ketë një koment në lidhje me situatën.

Mos humbisni

Heroinë nga Elbasani, kapet në Itali banda shqiptare

Policia italiane goditi një tjetër bandë shqiptare të trafikimit të drograve të forta si heroina …

2 komente

  1. Mos u merzitni shume at a Jan the ndergjegjshem rrezojne nji po mbrojne te tjerat?

  2. Gjynaf e lat pa streh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.