Kreu / Aktualitet / I hyri në shtëpi për ta grabitur, pensionisti italian vret me gjakftohtësi 22-vjeçarin shqiptar

I hyri në shtëpi për ta grabitur, pensionisti italian vret me gjakftohtësi 22-vjeçarin shqiptar

Pensionisti Francesco Sicignano është shpallur i pafajshëm për vrasjen e të riut shqiptar Gjergj Gjoni, kur i hyri në shtëpi për ta grabitur sëbashku me 2 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor 2015, në shtëpinë e italianit në Milano.

Ai kishte ndier shqiptarin kur i kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur dhe e kishte qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën.

Çështja e vrasjes së 22-vjeçarit u arkivua nga gjyqtarja Teresa De Pascale, pasi vendosi se vrasja ishte e ligjshme për vetëmbrojtje.

Pensionisti kishte deklaruar më parë se e kishte vrarë shqiptarin në shkallet e jashtme të banesës, jo në kuzhinë.

Familjarët e kundërshtuan arkivimin e çështjes, por mjeku ligjor konfirmoi versionin e pensionistit.

Mos humbisni

Vrasja makabre e dy motrave në Zvicër, a do marrin hak? Familja thotë se…

Alma Frroku dhe Elda Frroku, dy motrat nga Lezha qe u vrane ne Zvicer,u percollen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.