Policia italiane ka vënë në pranga një qytetar të akuzuar për disa vepra penale dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se P.B., 61 vjeç, me origjinë nga Latina por rezident në Ferentino ishte dënuar me 7 vite burg për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve bankare.
Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Shqipëri. Por 61-vjeccarit i janë vënë prangat ndërsa ishte me pushime.
Ai ishte duke pushuar në një qendër relaksi SPA në Fiuggi.
Pasi konfirmuan dyshimet dhe e identifikuar policia italiane kontaktoi Interpolin, i cili konfirmoi ekzistencën e urdhër arrestit ndërkombëtar në ngarkim të 61-vjeçarit. Ai u shoqërua në paraburgim në Frosinone, në pritje të vendimit gjyqësor.
Diskutime rreth kësaj post