Kreu / Horoskopi / Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2017
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2017

Dashi

Një periudhë pushimi për të reflektuar mund të sjellë rezultate të mira. Intuita nuk do ju zhgënjejë. Në sajë të shqisave të mprehta, do të lulëzojnë ide mjaft të mira dhe të frytshme. Kujdes me shëndetin sot, do ndjeheni disi delikat.

Demi

Ditë e mrekullueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Miqtë tuaj do ju shtyjnë drejt aventurave. Do të bëni shëtitje të këndshme, të cilat do të zgjojnë mendimet tuaja sekrete. Ata që janë vetëm do realizojnë takime interesante.

Binjakët

Nën ndikimin e Hënës dhe të Uranit, kjo ditë do të sjellë përkeqësim humori. Do të jetë ndikimi i Plutonit, ai që do e bëjë më pozitive këtë të diel. Edhe me familjen raportet do të jenë kaotike. Mos u shqetësoni gjithçka do jetë kalimtare.

Gaforrja

Në raportin në çift, Hëna do të jetë miqësore dhe do ju mbushë me emocione të forta. Do të përballeni me një problem ligjor i cili duhet të marrë zgjidhje. Në planin financiar do arrini t’i përmirësoni të ardhurat, megjithatë tregohuni ende të matur me shpenzimet.

Luani

Dita do të jetë e luhatur, por Hëna dhe Saturni në pjesën e dytë të saj, ju kujtojnë që të bëni kujdes me shpenzimet. Do ta gjeni veten në shoqëri të këndshme dhe do të shfaqni anën tuaj karizmatike. Ditë e qetë për të dashuruarit.

Virgjëresha

Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do ua trazojë disi humorin. Megjithatë gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë asgjë, as ndjeshmëria, as fati dhe as energjia. Do të shfaqni edhe një ironi të lehtë, e cila do të dijë të godasë në shenjë.

Peshorja

Kjo e premte nuk do të jetë aspak entuziaste, por fatmirësisht nuk do të keni telashe. Nëse do të përballeni me një kurth, do të jeni ju që do e krijoni në sajë të tensionit të shkaktuar nga të tjerët. Qëndrimi për pak kohë vetëm ju pëlqen, heshtja i’u vë në lëvizje imagjinatën dhe nxjerr në pah kreativitetin tuaj.

Akrepi

Nën ndikimin e Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj, do ja kaloni më së miri. Përgatituni të përjetoni një event të rëndësishëm. “Armatosuni” me simpati, elegancë dhe krenari dhe do të arrini të qëlloni në shenjë.

Shigjetari

Ditë jashtë rutinës! Një sërë të papriturash ose ndryshimesh të minutës së fundit do ju acarojnë deri në atë pikë, sa do të doni të hiqni dorë nga programet tuaja. Në ndihmë do ju vijnë pasionet dhe hobet tuaja, të cilat do ju çojnë larg me fantazi.

Bricjapi

Shoqëri e këndshme dhe e paparashikueshme, nëse jeni ende me pushime. Sporti dhe udhëtime të ndryshme do ju zbukurojnë ditën. Kjo e diel është ideale për të pritur mysafirë dhe nëse është nevoja do të arrini të rikuperoni një raport.

Ujori

Jeni mirë vetëm nëse keni mundësinë që ta merrni çdo gjë me terezi, ashtu siç është e shkruar në ADN-në tuaj. Përveç stresit, nxitimi ju shtyn drejt gabimeve. Gjatë kësaj dite do të keni dëshirë për të qëndruar në shtëpi dhe të merreni me disa rregullime.

Peshqit

Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj do të vërë çdo gjë në diskutim. Do të keni programe konfuze, ashtu sikundër do jenë dhe mendimet. Megjithatë parimet kryesore mbeten të paprekura, në sajë të ndikimit të Saturnit i cili garanton vigjilencën tuaj.

Mos humbisni

Horoskopi: Një shpërblim është afër për ju

Dashi Me kaq shumë yje të pranishëm në shenjën tuaj, do të arrini të shfaqni …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.