E mërkurë , 7 Dhjetor 2016
Kreu / Kuriozitete / Historia e gruas Helen Duncan
Historia e gruas Helen Duncan

Historia e gruas Helen Duncan

re_1446017749-9472739

Historia e gruas që sillte masazhet e të vdekurve në tokë

E mbuluar nga errësira, Helen Duncan kishte rënë në ekstazë. Pastaj, krejt papritmas, figura fantazmë kishin filluar të dilnin nga goja e saj, duke sjellë mesazhe nga jeta e përtejme

. Mirëpo, ndonëse një pjesë e njerëzve, ishin lehtësuar në një farë forme falë bashkëbisedimit të fundit që e kishin pasur me të afërmit e tyre të vdekur, shumë të tjerë ishin shqetësuar nga Helen Duncan. Dhe, në vitin 1944, skocezja në fjalë, nëna e gjashtë fëmijëve, ishte burgosur nën ligjin arkaik të magjisë 1735, duke u bërë kështu magjistarja e fundit e Britanisë së Madhe. Duncan ka qenë një ndërmjetëse psikike, që ishte fiksuar me botën e shpirtrave qysh nga fëmijëria. Qysh në moshën e fëmijërisë ajo kishte pretenduar se ishte në gjendje të komunikonte me fantazma dhe me njerëz të vdekur. Nëna e saj ishte munduar që t’ia largonte bindjen e saj dhe si rrjedhojë deri në momentin kur ishte martuar me Henry Duncan-in në vitin 1916 ajo nuk e kishte filluar karrierën si ndërmjetëse psikike.

Dhuntia e Helenës

Henry ishte lënduar në luftë dhe çifti kishte sjellë në jetë dymbëdhjetë fëmijëve, mirëpo vetëm gjashtë prej tyre ia kishin dalë të mbijetonin. Helen-a kishte punuar në një fabrikë zbardhuesish për ta mbështetur familjen, mirëpo, kur familja nuk kishte arritur t’ia dilte mbanë, bashkëshorti i kishte thënë të fillonte me mbajtjen e seancave. Mirëpo Helen-a nuk ka qenë një ndërmjetëse e thjeshtë psikike, ‘fuqitë’ e saj nënkuptonin që ajo ishte në gjendje t’i thërriste të afërmit e vdekur, nëpërmjet prodhimit të ektoplazmës nga goja e saj. Ektoplazma më pas shndërrohej në qenie fizike të shpirtit në fjalë, që mund t’i prekte dhe të bisedonte me anëtarët e familjes dhe miqtë. Pa kaluar shumë kohë ishte përhapur fjala për dhuntinë e Helenës dhe në vitet e 1930-a dhe 1940-a ajo kishte filluar të shkonte gjithandej nëpër Britani të Madhe, duke mbajtur seanca të ndërmjetësimit, nëpërmjet së cilave familjarët e vuajtur e kishin mundësinë që edhe një herë të bisedonin me të afërmit e tyre të vdekur, në botën e shpirtrave.

Kalonte në gjendje ekstaze para se të nxirrte ektoplazmë nga goja

Njëri nga klientët e saj, Vincent-i, ka thënë se ajo, para se të nxirrte ektoplazmë nga goja, kishte kaluar në një gjendje ekstaze. Pas kësaj skene, nga materia e nxjerrë prej gojës së saj ishte krijuar forma trupore e bashkëshortes së tij, e cila i kishte kërkuar që ai të martohej me kunatën e tij. Ajo më pas kishte nxjerrë unazën e martesës nga gishti i saj dhe e kishte vendosur në dorën e motrës së saj, duke thënë: “Është dëshira ime që kjo martesë të bëhet për hir të vajzës sime të vogël”. Çifti kishte ndjekur dëshirën e saj dhe ishin martuar, për t’u kthyer më pas për një seancë tjetër, kur gruaja e vdekur ishte rikthyer, për t’ua dhënë bekimin. Mirëpo, jo të gjithë kishin pasur një mendim të tillë për fuqitë mbinatyrore të Duncan-it. Në vitin 1928 ajo ishte pajtuar të fotografohej nga Harvey Metcalfe. Fotografitë e tij tregonin që fantazmat e ashtuquajtura, në fakt ishin kukulla dhe letra. Në atë moment Lidhja e Spiritualistëve të Londrës kishte vendosur që ta testonte ‘ektoplazmën’ që ajo e nxirrte nga goja, që kishte dalë të jetë asgjë më shumë sesa një përzierje e napës, të bardhtë e vezëve dhe letra.

Helena ishte zënë me pelë për dore në Edinburg

Pastaj në Edinburg, në vitin 1933, Helena ishte zënë me pelë për dore, kur gjatë një seance ishte shfaqur një vajzë e vogël e quajtur Peggy. Në atë moment dikush kishte ndërhyrë për ta kapur imazhin që ishte shfaqur dhe ishte kuptuar që nuk kishte gjë tjetër pos ca veshjeve të brendshme. Policia ishte njoftuar menjëherë, që e kishin akuzuar atë për mashtrim dhe e kishin dënuar me një gjobë prej 10 funtesh (14 euro). Megjithatë, kjo gjë nuk e kishte shtyrë atë të hiqte dorë nga biznesi fitimprurës, vendim në të cilin kishte ndikuar edhe fakti që ajo vazhdonte të ishte tejet e kërkuar, sidomos nga familjet që i kishin humbur më të dashurit e tyre në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë njërës prej seancave të vitit 1941 ajo kishte thënë që një detar i kishte treguar që anija ‘HMS Barham’ ishte fundosur, lajm ky që nuk ishte bërë publik nga Qeveria deri në janar të vitit 1942. Më pastaj, dy anëtarë të policisë, të veshur me rroba civile, kishin shkuar për ta bërë një vëzhgim të punës së saj. Njëri prej tyre kishte kërkuar përforcime pasi që një hije që ishte shfaqur pretendonte të ishte halla e tij, ndonëse ai nuk kishte hallë, ndërsa tjetri e kishte zbuluar se prapa qefinit të bardhë ishte fshehur vetë Helen-a, për ta bindur atë që ishte një anëtare e familjes së tij. Më vonë ishte bërë e ditur që kishte pasur rrjedhje të informacioneve sa i përket fundosjes së ‘HMS Barham’-it, andaj nuk ka qenë e vështirë për të që ta dinte. Ajo ishte arrestuar, mirëpo meqë në të mirë të saj kishin dëshmuar një numër i madh njerëzish, ajo ishte burgosur vetëm për nëntë muaj. (Express)

Mos humbisni

dddd-3-780x439_1479908529-3583027

Ja ç’do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.