Kreu / Kosovë / Haradinaj rikthehet në postin e kryeministrit

Haradinaj rikthehet në postin e kryeministrit

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Ramush Haradinaj ka marrë besimin e deputetëve si kreu i ri i qeverisë së Kosovës.

Kreu i AAK-së ka marrë 61 vota të deputetëve, ndërsa Vetëvendosje dhe LDK janë larguar nga salla.

Gjatë fjalës së tij si kryeministër, ish-komandanti i UÇK-së u shpreh se Kosova do të hyjë në një rrugë të re.

Ai u shpreh se pret nga Vetëvendosje dhe LDK që të jenë të bashkuar në Parlament.

I pyetur se a ka pasur kushte nga Lista Serbe, Haradinaj e ka mohuar këtë gjë.

“Ne kemi marrë besimin, dhe do të shërbejmë në bazë të kushtetutës”, ka deklaruar Haradinaj.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli

Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministër Dardan Gashi

Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq

Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha

Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj

Ministër i Financave Bedri Hamza

Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

Ministër i Diasporës, Daradan Gashi

Ministër  i Bujqësisë, Nenad Rikado

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq

Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Mos humbisni

Filmi serb mbi Kosovën shkakton tensione të reja

Zyra e kryeministrit të Kosovës e ka dënuar si ofendues një film dokumentar serb që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.