E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Kosovë / Haradinaj i habitur me bllokadën

Haradinaj i habitur me bllokadën

Kandidati për kryeministër të vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi në një intërvistë në emisionin “Debat”, në RTK se është habitur me dy subjektet politike Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat sipas tij, kanë bllokuar punën në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, zgjedhjet kanë qenë më të mirat që i kemi mbajtë ndonjëherë e rezultati zgjedhor na obligon që ta zbatojmë at rezultat, këto zgjedhje kanë nxjerrë fitues PAN-in ofertën qeverisëse të PAN ku edhe jam i nominuar për kryeministër.

“Jam i habitur me bllokadën që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjen e kryeparlamentarit sepse kryetari dhe kryesia janë në bazë të kushtetutës që i takon PAN-it dhe jam i habitur me logjikën e bllokimin e kryetarit të Kuvendit, nëse dëshirojnë ta bllokojnë qeverinë ajo vjen pastaj”.

Haradinaj tha se kanë pritur reflektim të deputetëve sepse kushtetuta nuk parasheh procedurë tjetër, por vetëm propozimin e PAN-it, ndërsa për Qeverinë po që ndodhta mund të zgjasë edhe dy javë, por për kryetarin jo. “Jemi të befasuar edhe me sjelljen e disa deputetëve të caktuar me këtë çështje”. tha ai.

Mos humbisni

Raporti i SHBA: Qeveria e Kosovës ka financuar medresetë

Bashkësia Islame e Kosovës po favorizohet financiarisht nga Qeveria e Kosovës, është ky një nga …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.